perparim_ahmetiProf. dr. Përparim Ahmeti nga Smira po qëndron për hulumtime shkencore në Ohio State University  Columbus (Universiteti Shtetëror i Ohajos) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.  Prof. Përparimi ka shkruar në linkun e këtij Universiteti  www.geography.osu.edu/… është student visitor ne Qendren per Analiza Urbane dhe Rajonale (CURA) në këtë universitet.

 

“Është nje kënaqësi e madhe që jam këtu për një semestër dhe jam jashtëzakonisht mirënjohes për mbështetjen e dhënë nga programi Fulbright.  Jam duke punuar me Profesor Daniel Sui në një studim krahasues të metodave të ndryshme të koordinimeve gjeografike dhe në një libër toponimesh, si dhe në zhvillimin e një modeli më të fuqishëm të librit të toponimeve”, ka thënë Përparim Ahmeti.
Ai tregons e iInteresi  i tij kërkimor qëndron në integrimin e GIS/GPS, vecanërisht në zhvillimin e regjistrit kombëtar dhe sistemet e invertarit.
“Poashtu interesat e tjera të mia kërkimore janë GPS dhe navigacioni. Unë aktualisht punoj si delegat kombëtar në Komisionin numër 5 të Federatës Kombëtare të Topografise (FIG). Gjithashtu jam shumë aktiv në disa organizata  tjera kombëtare”, është shprehur Prof. Përparim Ahmeti.

Ai aktualisht është  shef  i Katedrës së Gjeodezisë ne Universitetin e Prishtinës.

Leave A Reply