peisazh_8Në bazë të  regjistrimit të fundit të popullsisë dhe ekonomive familjare që është kryer në prill të vitit 2011, Smira ka 4345 banorë, prej tyre 3872 që jetojnë në fshat dhe 473 banorë që janë jorezident, 249 të gjitnisë mashkullore dhe 214 të gjinisë femërore. 

 

Anëtari i Komisionit Komunal të Regjistrimit Elmaz Bajrami ka treguar se  fshati ynë ka 655 ndërtesa, 675 banesa, 106 banesa të pabanuara, 569 ekonomi familjare. Bajrami tha se sipas kësaj, del se Smira është vendbanimi i tretë më i madh në komunën e Vitisë për nga numri i banorëve, pas Vitisë dhe Pozheranit.

Leave A Reply