Autor: Arben Ibishi

Nis mbledhja e mjeteve për mirëmbajtje të rregullt të Varrezave të Bjeshkallavës Me nismën e disa anëtarëve të Këshillit të Fshatit Smirë, po bëhet mbledhja e mjeteve financiare për mirëmbajtjen e rregullt të Varrezave të Bjeshkallavës. Ky shërbim, i cili do të kryhet nga një kompani e fshatit, do të kushtojë 1200 € në vit. Të gjitha familjet, që i shfrytëzojnë këto varreza, duhet të japin nga 20 € në vit. Por edhe kontributi nga të tjerët është i mirëseardhur. Personat kontaktues: Njazi Fejzullahu: 049 123 354 Jakup Demiri: 044 995 884 Urim Zuka: 044 854 326 Arben Ibishi: 049…

Read More

Familjarë, bashkëluftëtarë dhe qindra bashkëvendës e miq, i dhanë lamtumirën e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Kadri Hasani. Luftëtari i lirisë, u varros sot në fshatin Smirë, me nderime ushtarake nga pjesëtarë të FSK-së. Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, së UÇK-së, Dega në Viti, Avdyl Bajrami, tha se Kadriu ishte shembull i një familjari të përkushtuar, njeriu të mirë dhe luftëtari të paepur të lirisë. “Kadri Hasani ishte pjesëtar i UÇK-së, në Zonën Operative të Dukagjinit. Kadriu, pas shtatë vitesh qëndrimi në Gjermani, në maj të vitit 1998 kishte ardhur në Kosovë. Ai e la jetën e mirë në…

Read More

Ceremonia e varrimit të veteranit të UÇK-së, Kadri Hasani, do të bëhet, sot (e premte), në orën 13:30, në Smirë.Ai ndërroi jetë, mëngjesin e të martës, në moshën 52 vjeçare, në Anecy të Francës.  Kadriu, pas shtatë vitesh qëndrimi në Gjermani, e kishte lënë jetën dhe punën atje dhe  në maj të vitit 1998 kishte hyrë në Kosovë. Kryesisht ka operuar në Smolicë, Glogjan, Ramoc  dhe Junik, në Zonën Operative të Dukagjinit. I ndjeri, ka lënë pas vetes gruan dhe tre  fëmijë.

Read More

Njoftim: Ngushëllimet për Mirvete Zuka-Beqiri edhe në Smirë.Familja Zuka njofton se ngushëllimet për Mirvete Zuka-Beqiri(motra e Bahri, Remzi dhe Izri Zuka), do të pranohen edhe në Smirë, të dielën, më 07 gusht 2022, në Shtëpinë e Bahri Zuka.Mirvete Zuka- Beqiri ndërroi jetë në moshën 67 vjeçare, më 25 korrik 2022 në Radivojc, ku ishte e martuar.Ngushëllime familjeve Zuka dhe Beqiri

Read More

Smira e pikëlluar për vdekjen e Kadri Hasanit Këshilli i Fshatit Smirë shpreh ngushëllime për vdekjen e veteranit te UÇK-së, Kadri Hasani. “Me pikëllim të thellë morëm lajmin për vdekjen e hershme të bashkëvendasit tonë, ish- ushtarit të lirisë, Kadri Hasan, i cili ndërroi jetë të martën nga një sëmundje e shkurtër në shtetin e Francës, ku kishte shkuar dy muaj më parë, për shërim. Ju shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes Hasani, si dhe gjithë komunitetit dhe miqve e bashkëluftëtarëve të të ndjerit. Kadriu do të mbahet në mend si njeri i urtë, i dashur dhe i afërt”, thuhet…

Read More

Pas një sëmundje të shkurtër, në mëngjesin e të martës ka ndërruar jetë, në moshën 52 vjeçare në Anecy të Francës, veterani i UÇK-së, Kadri Hasani.   Ai ishte pjesëtar i UÇK-së, Zonën Operative të Dukagjinit.  Kadriu, pas shtatë vitesh qëndrimi në Gjermani, e kishte lënë jetën dhe punën atje dhe  në maj të vitit 1998 kishte hyrë në Kosovë. Kryesisht ka operuar në Smolicë, Glogjan, Ramoc  dhe Junik në Dukagjin. I ndjeri, ka lënë pas vetes gruan dhe tre  fëmijë. Ngushëllime familjes Hasani dhe të afërmve! Për kohën e varrimit do të njoftoheni sapo të kuptohet se kur mund të…

Read More