Ceremonia e varrimit të veteranit të UÇK-së, Kadri Hasani, do të bëhet, sot (e premte), në orën 13:30, në Smirë.
Ai ndërroi jetë, mëngjesin e të martës, në moshën 52 vjeçare, në Anecy të Francës.
Kadriu, pas shtatë vitesh qëndrimi në Gjermani, e kishte lënë jetën dhe punën atje dhe në maj të vitit 1998 kishte hyrë në Kosovë. Kryesisht ka operuar në Smolicë, Glogjan, Ramoc dhe Junik, në Zonën Operative të Dukagjinit.
I ndjeri, ka lënë pas vetes gruan dhe tre fëmijë.