Pas një sëmundje të shkurtër, në mëngjesin e të martës ka ndërruar jetë, në moshën 52 vjeçare në Anecy të Francës, veterani i UÇK-së, Kadri Hasani.  

Ai ishte pjesëtar i UÇK-së, Zonën Operative të Dukagjinit.  Kadriu, pas shtatë vitesh qëndrimi në Gjermani, e kishte lënë jetën dhe punën atje dhe  në maj të vitit 1998 kishte hyrë në Kosovë. Kryesisht ka operuar në Smolicë, Glogjan, Ramoc  dhe Junik në Dukagjin.

I ndjeri, ka lënë pas vetes gruan dhe tre  fëmijë.

Ngushëllime familjes Hasani dhe të afërmve!

Për kohën e varrimit do të njoftoheni sapo të kuptohet se kur mund të sillet trupi i pajetë i tij nga Franca.

Leave A Reply