Pas një sëmundje të shkurtër, në moshën 78 vjeçe, ka ndërruar jetë Tevide Hasani , gruaja e Ismajl Hasani. Varrimi do të bëhet sot me 02 gusht 2022 në orën 17:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Hasani dhe të afërmve!
Autor: Arben Ibishi
Varrezat e Bregut të bjeshkollavës në Smirë janë duke u pastruar nga kompania për mirëmbajtjen e kopshtit ‘H&H GARDEN’ në pronësi të Hetem Hetemi dhe Halil Zuka që kanë ofruar punën e dorës gratis.Kurse disa të tjerë kanë ofruar shpenzimet e derivateve, në mënyrë që kjo hapësirë publike të duket më mirë. Këshilli i fshatit, por edhe krejt fshati Smirë u janë falënderues për këtë kontribut të çmuar
Smiraku Andi (Afrim) Salihu është bërë pjesë e ekipit të parë të FC “Prishtina”. Klubi nga kryeqyteti i ka ofruar Andit, kontratë katër-vjeçare, të cilën mbrojtësi e ka nënshkruar pa hezitim. Në faqen zyrtare, klubi shkruan se Salihu aktivizohet si mbrojtës i djathtë dhe dallohet për saktësinë, qetësinë dhe vizionin për lojën më të popullarizuar në botë. “Andi Salihu është një nga futbollistët e skuadrës juniore të FC Prishtinës, i cili në seancat stërvitore me skuadrën e parë e ka mahnitur me paraqitjet e tij trajnerin e ekipit tonë, Ismet Munishi”, thuhet në tekstin e mirëseardhjes për Andin. 19-vjeçari është…
Kryetari I Këshillit të Fshatit Smirë, Tajar Hyseni, iu ka drejtuar një urim të gjithë bashkëfshatarëve, kudo që janë, me rastin e festës së Kurban Bajramit. Ai, në mesazhin e tij, në emër të këshillit, ka uruar për më shumë begati, lumturi dhe paqe ne familjet e secilit. “Në këtë ditë të madhe, kur zemrat tona janë të mbushura me gëzim e dashuri, kur njerëzit janë mbledhur dhe po festojnë bashkë, uroj që Festa e Kurban Bajramit të kalojë në atmosferë të ngrohtë dhe të reflektojë paqe, solidaritet dhe respekt midis njerëzve. Uroj që bashkëfshatarët tanë, të kenë sa më…
Familja Zuka njofton se ngushëllimet për Hatixhe Zuka-Limani(motra e Mustaf Zuka), do të pranohen edhe në Smirë, të dielën, më 26 qershor 2022, në Shtëpinë e Mustaf Zuka.Hatixhe Zuka-Limani ndërroi jetë në moshën 64 vjeçare, më 17 qershor 2022 në Tërpezë, ku ishte e martuar.Ngushëllime familjeve Zuka dhe Limani
Familja Ymeri njofton se ngushëllimet për Naxhije Ymeri-Rexhepi (motra e Emrush Ymerit), do të pranohen edhe në Smirë, të dielën, më 19 qershor 2022, në shtëpinë e Samet Ymerit.Naxhije Ymeri-Rexhepi ndërroi jetë në moshën 66 vjeçare, më 14 qershor, në Mogillë, ku ishte e martuar.Ngushëllime familjeve Ymeri dhe Rexhepi
Ka nisur aksioni për renovimin e shtëpisë së Avni Ymerit, e cila u djeg ditë më parë nga rrufeja. Donatorët e deritanishëm: Hyzri Ademi, fshati Smirë………….500 frErvis Ademi, fshati Smirë…………..200 frDriton Ibrahimi, fshati Smirë……. .200 frShpetim Ibrahimi, fshati Smirë…..100 frFidan Ibrahimi, fshati Smirë……….50 frRamadan Rrahmani, fshati Smirë .300 frAvni Rrahmani, fshati Smirë ……….300 frShaban Rrahmani, fshati Smirë…..100 frHekrem Quni, fshati Smirë …………300 frSamet Bajrami, fshati Smirë……….200 frIzjadin Nuerdini, fshati Smirë………500 frIzjer Ademi, fshati Smirë……………..100 frMustafë Ademi,fshati Smirë……….300 frSadri Quni, fshati Smirë …………….200 frMentor Hyseni, fshati Smirë……….300 frGarip Shabani, Gaqkë Ferizaj……….50 frNexhmendin Hysa, Stagovë Kaqanik.50 frFatmir Haliti, Begucë Viti…………….50 frRemzi Hysku,…
Kanë humbur një palë ꞔelësa në Smirë Lutet personi që i gjen, të lajmërojë në nr.049216124 Faleminderit paraprakisht!
Një bëmirës, i cili nuk ka preferuar t’i përmendet emri, ka dhuruar ëmbëlsira për familjet në nevojë, në Smirë, në prag të Festës së Bajramit. Kryetari i Këshillit të Fshatit, Tajar Hyseni, ka thënë se një njeri i vullnetit të mirë ka ofruar 13 tepsi bakllava, për familjet që janë me gjendje më të pavolitshme ekonomike. Ai e ka falënderuar këtë bëmirës për këtë përkushtim, por dhe të tjerët që po ndihmojnë në forma të ndryshme, në mënyrë që tryezat e të gjithëve, të jetë sa më të begatshme për festë.
Po kompletohet kabineti i shkencave me mjete për punë praktike në shkollën Sh.f.m.u’’Dëshmorët e 5 Prillit’’ Smirë. Drejtori i shkollës dhe Këshilli i fshatit Smirë falënderojnë Fondacionin Kosovë-Luxemburg për këtë donacion shumë të rëndësishëm.
