Rekordmeni i njohur, smirasi Agim Agushi shton gamën e rekordeve të tij botërore. Mbrëmë në Shkodër, i arriti një rekord tjetër në goditje të topit në gjatësi 7.1 km për 50 minuta. Aigim Agushi i shoqëruar nga familjarë dhe përkrahës të tij, u pritën në Bashkinë Shkodër nga kryetarja e Bashkisë, znj. Voltana Ademi. Në mesin e tyre ishin edhe 25 nxënës të Shkollës së Mesme ‘Kuvendi i Lezhës’, nga Vitia, të cilët kishin shkuar në mënyrë të organizuar për ta përkrahur profesorin e tyre të matematikës. Rekordi botëror në disiplinën “Zhonglimi i topit me kokë kur makina është në…
Autor: Tefik Salihu
Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar jetë në Smirë, në moshën 82 vjeçare, Haki (Mehmet) Idriz. Varrimi do të bëhet nga ora 14:00. Ngushëllime familjes Idrizi dhe të afërmve të ndjerit!
Afrim Salihu nuk është më kryetar i Këshillit të Fshatit Smirë. Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë para dy ditësh, siç ka thënë, për arsye personale dhe për shkak të angazhimeve politike. Në një letër dërguar redaksisë së portalit tone, Salihu ka thënë se nuk ka mundësi të jetë më kryetar i Këshillit të Fshatit, për shkak se na dhjetori 2015, është zgjedhur kryetar i Degës së AAK-së në Viti dhe nuk dëshiron të keqkuptohet apo të ketë interferenca të këtyre pozitave në mes vete. Ai gjithsesi ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur. ‘Dëshiroj…
Përfaqësuesit e institucioneve , shoqatave dhe organizatave jo qeveritare të komunave Viti dhe Likovë e Maqedonisë, për dy ditë më radhë kanë zhvilluar trajnimin e përbashkët rreth qëndrueshmërisë së shërbimeve apo produkteve të trashëgimisë kulturore në rajonet ndërkufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë. Ky trajnim që u organizua në kuadër të projektit të përbashkët për bashkëpunim ndërkufitar “Kultura në Aksion” (Culture in action), i cili implementohet nga Komuna e Vitisë dhe ajo e Likovës dhe që financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian, krahas ngritjes së kapaciteteve të pjesëmarrësve në lëmin e trashëgimisë, kishte për qëllim edhe identifikimin e objekteve, manifestimeve dhe…
Smirasit por edhe të ftuar të tjerë, përulen sot para veprës së dëshmorëve të kombit: Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri. Në përvjetorin e rënies së tyre, sot nga ora 10:00 bëhen homazhe te vendi i rënies së tyre në Smirë, te përmendorja në qendër të fshatit dhe te Varrezat e dëshmorëve në Viti. Nga ora 11:00 do të mbahet program kulturo-artistik në shënim të Ditës së shkollës së fshatit, e cila mban emrin ‘Dëshmorët e 5 Prillit’. Kurse nga ora 14:00, në Shtëpinë e Kulturës ‘Gursel e Bajram Sylejmani’, në Viti, do të promovohet libri i…
Ekipi ‘Rino Art’, është fitue i sivjetmë i Turneut tradicional në futboll të vogël, në Smirë. ‘Rino Art’, në përbërje: Flamur Rexhepi, Rinor Shabiu, Ilir Sejdiu, Behar Pajaziti, Egzon Imeri , Lindon Misini, Dardan Shabiu dhe Fatlum Misini, në finale ka mposhtur ekipin ‘5 Prilli’, me rezultat 4:3. Ky turne mbahet mbahet për çdo vit, në fillim të prilit, në nderim dhe kujtim të jetës dhe veprës së dëshmorëve të Smirës, të rënë më 5 prill 1999.
Një pjesë e stafit të shkollës para pllakatit të ri të SHFMU ‘Dëshmorët e 5 Prillit’, në Smirë, të cilin e ka financuar smirasi Zijadin Sylejmani me vendbanim në Shkup. Shkolla e ka falënderuar Zijadinin për këtë përkushtim të tij, në prag të përvjetorit të rënies së dëshmorëve dhe ditës së shkollës, më 5 pril.
Njoftohen të gjthë futboldashësit se për nder të Ditës së dëshmorëve të Smirës, do të organizohet turne në futboll të vogël. Loja luhet me 4+1 lojtarë dhe në ekip lejohet vetëm një lojtar jashtë fshatit. Paraqitja e ekipeve mund të bëhet deri te enjten me 31 mars dhe kushton 10 euro. Hedhja e shorteve do të bëhet të premten më 1 prill, në ora 18:00, te shkolla. Të interesuarit për pjesëmarrje në turne, mund të lajmërohen tek organizatorët: Zylfi Zuka 044-312-592 Arbnor Sylejmani 044-578-191 Benjamin Ademi 044-786-762 Kemajl Sejdiu 044-712-613
Shërbimet shëndetësore pa leje pune të së paku 7 institucioneve private janë ndaluar në Viti. Dyshimet se ato po ushtrojnë veprimtari pa plotësuar kushtet, inspektorati shëndetësor i ka vërtetuar duke mbyllur kështu 5 ordinanca stomatologjike, një laborator dhe një ordinancë specialistike të pediatrisë, raporton KTV. KTV-ja ka tentuar të takojë fizikisht një nga mjekët, të cilit i është ndaluar veprimtaria, por ai nuk ka pranuar të flasë. Inspektorati ka mbyllur edhe 2 ordinanca stomatologjike në fshatin Pozhoran po për mungesë të lejes. Letrat njoftuese të Ministrisë së Shëndetësisë, konkretisht Inspektoratit Shëndetësor, janë vendosur në atë mënyrë që të pamundësohet hapja…
Me mbrëmjen finale të Festivalit të këngëve dhe valleve “Flakadanit i Karadakut 2016”, është përmbyllur i gjithë manifestimi i sivjetëm tradicional kulturor e sportiv, kushtuar dëshmorit Njazi Azemi-Komandant ‘Mjekrra’. Vendin e parë e zuri Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Mitrovica” nga Mitrovica, vendin e dytë Ansambli “Jahi Hasani” nga Çegrani, kurse të tretin Ansambli “Pjetër Bogdani“ nga Kruma. Çmimi special iu nda Ansamblit “Nakem“ nga Bursa e Turqisë. Të shtunën është mbajtur edhe akademia përkujtimore kushtuar dëshmorit Njazi Azemi. Nënkryetari i komunës së Vitisë Hasan Aliu, ka theksuar se vepra e komandant Mjekrës dhe dëshmorëve të tjerë, janë udhërrëfyes për gjeneratat…
