Xhamisë së fshatit Smirë po i ndërrohet pamja edhe nga brenda. Vëllezërit Fetah dhe Enver Hiseni me vetkontribut po bëjnë renovimin e mureve të brendshme të këtij tempulli fetar. Ata e kanë siguruar materialin e nevojshëm për riparim dhe ngjyrosje por edhe punën e krahut dhe mjeshtrinë. Fetah Hiseni i tha portalit tonë se këtë aksion vullnetar e ndërmorri me të kuptuar se Xhamia ka nevojë për një përmirësim, sepse në disa pjesë ishte dëmtuar ngapak, por edhe ngjyra duhej t`i ripërtërihej. Imami i fshatit, Mulla Gafur Ramadani, në emër të besimtarëve u shpreh mirënjohës për këtë vepër të mirë të vëllezërve Hiseni. ‘Tashti do të kemi ambient akoma më të mirë dhe më të këndshëm për të kryer ritet fetare. Falënderoj Fetahun dhe Enverin për këtë përkushtim të tyre. Zoti i shpërbleftë’, ka thënë Mulla Gafurri.
Xhamia e Smirës ishte renovuar komplet nga ana e jashtme në tetor të vitit 2012.


