Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, gjatë vizitës zyrtare që i bëri rajoneve të ndryshme të njohur si Haute-Savoi , ka takuar zyrtarët më të lartë të këtij rajoni ndër më të zhvilluarit në Francë. Kryetari Haliti, i cili shoqërohej edhe nga drejtori komunal për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Basri Aliu, fillimisht është pritur në prefekturën në Annecy, nga presidenti i Departamentit te Haute-Savoi, z.Christian Monteil. Gjatë këtij takimi, presidenti Monteil, e ka njoftuar kryetarin Haliti, me karakteristikat e këtij rajoni francez në të cilin jetojnë mbi 800 mijë banore. Ai i ka dhënë përkrahje të plotë iniciativës për thellimin e…
Autor: Tefik Salihu
Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i shoqëruar nga drejtori komunal për shëndetësi dhe mirëqenie sociale, Basri Aliu, ka takuar përfaqësuesi e shoqatave të ndryshme të mërgimtarëve që veprojnë në Genevë të Zvicrës. Kryetari Haliti, gjatë këtij takimi pos që ka njoftuar përfaqësuesit e shoqatave me zhvillimet në Komunën e Vitisë, ka shprehur një falënderim të veqantë për kontributin e madh që po japin mërgimtarët në përmirësimin e gjendjes sociale të qytetarëve të Komunës së Vitisë, si dhe në ptojektet e ndryshme të infrastrukturës në këtë komunë. “Vetëm gjatë dy viteve të fundit në saje të ndihmës që kanë dhënë dhe…
Në Gjenevë, sonte më 30 prill, do të mbahet Takimi 7 tradicional i smirasve në diasporë. Festa me moton ‘Bashkimi i vlerave smriase’, është organizuar nga Shoqata ‘Smira’, dhe mbahet Të pranishmit do të argëtohen me disa pika artistike dhe nga këngëtari Fazli Ramadani. Do të ketë edhe lojë shpërblyese, kurse do të shtrohet edhe Darka Smirase me uhqime tradicionale dhe europiane që do t`i sjellin vet pjesëmarrësit, ndërsa pijet do të jenë me cmim simbolik.
Pas një sëmundje të gjatë, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare Osman (Sabit) Elezi. Varrimi është caktuar për sot, më 29 prill 2016, në orën 17:00 në Smirë. Ngushëllime familjes Elezi dhe të afërmve të ndjerit!
Në Skifter nisi ndërtimi i ambulantës së fshatit, e cila do të jetë në shërbim të banorëve të zonës. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti tha se punët që po bëhen si në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe në përgjithësi, janë synim i qeverisë lokale, duke vlerësuar se ambulanta në Skifter ka qenë e domosdoshme për shkak të specifikave dhe largësisë me Vitinë. Basri Aliu, drejtori i Shëndetësisë në komunën e Vitisë, mes tjerash ka thënë se ky është një hap më shumë në drejtim të përmirësimit të kushteve dhe shërbimeve shëndetësore për banorët e kësaj ane. Projekt është…
FC ‘Kosova’ nga Gjeneva e Zvicrës, pas fitores 6:0 kundër skuadrës së Cercedas, u kualifikuar për gjysmë finale të Kupës për kantonin e Gjenevës të njohur HelveCie Cup. E, udhëhequr nga ish-trajneri i skudrës së Ligës së parë të Kosovës “Vitia”, Ekrem Qerimi, skuadra “Kosova” në Gjenevë, me këtë rezultat tani është një hap afër kupës së Kantonit të Gjenevës, që i mundëson të garojë drejtpërdrejt në garat për kupën e shtetit të Zvicrës. Përkundër motit të ftohtë dhe me shi, djelmoshat e trajnerit Qerimi, duke pas parasysh rëndësinë që kishte ndeshja kundër Cecedas për ta, gjatë tërë lojës …
Ismet Ferizaj, ish-deputet i Parlamentit të Shqipërisë, Sami Ibrahimi, ish-deputet i Parlamentit të Maqedonisë dhe Hysni Salihu, ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, në legjislaturat e këtyre institucioneve këtyre tri shteteve gjatë periudhës kohore 1990 – 1998, kanë një të përbashkët-vendlindjen. Ferizaj, Ibrahimi dhe Salihu, janë të lindur në Smirë të Vitisë dhe që të tre një kohë ishin deputet në parlamentet e tri shteteve-Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës. Kjo e veçantë i bënë krenar jo vetëm deputetët që ishin të zgjedhur në këto legjislatura, por edhe vetë smirasit, pasi secili nga këta deputet kanë dhënë një kontribut të çmuar për progresin…
Njoftohen të afërmit, miqtë dhe bashkëfshatarët se ngushëllimet për Bedrije (Rexhepi) Burrnikun (motra e Isak Rexhepit), do të pranohen edhe në Smirë. E pamja do të jetë e hapur tri ditë, prej 27-29 prill 2016, nga e mërkura deri të premten në mbrëmje, te shtëpia e Isak Rexhepit. E ndjera ka ndërruar jetë më 21 prill 2016, në moshën 84 vjeçare, në Runjevë ku ka qenë e martuar. Ngushëllime familjes Rexhepi dhe Burrniku!
Ka ndërruar jetë në moshën 52 vjeçare Remzi (Qerim) Zuka. Varrimi është në orën 13:00 në Smirë. Ngushëllime familjes Zuka dhe të afërmve të ndjerit!
Sot më 17.04.2016 mbushen 17 vite pa më të dashurin tonë: HYSNI (SYLË) SALIHU 1952-1999 (Ish-deputet i Kuvendit të Kosovës) Virtytet e larta e bënë të pa harrueshëm në kujtesën tonë. Mburremi që e patëm të tillë, por e ndjejmë thellë mungesën e tij. Vepra e tij do të na shërbejë udhërrëfyese në jetë. E kujton për jetë, me shumë mallë: Familja SYLA e SALIHU nga Smira.
