Prej sot deri më 25 prill, të gjithë bujqit e komunës së Vitisë, mund të aplikojnë për subvencione të bujqësisë. Në Drejtorinë e Bujqësisë në Viti, kanë bërë të ditur se aplikimi mund të bëhet në Programin e Ministrisë së Bujqësisë për subvencionimin e fermerëve në kultivimin e kulturave të ndryshme. Granit Avdyli zyrtar në këtë drejtori, ka njoftuar se bujqit përveç që do të aplikojnë për subvencionime të kulturave të ndryshme bujqësore, do te kenë mundësi të aplikojnë edhe për pagesa direkte. Sipas tij, përfitues mund të jenë të gjithë fermerët të cilët përmbushin kriteret e parapara nga ana e Ministrisë. Kërkohet nga fermerët e interesuar që aplikimin të mos e lënë në prag të përfundimit të afatit. / PlusTV/


