Afrim Salihu nuk është më kryetar i Këshillit të Fshatit Smirë. Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo detyrë para dy ditësh, siç ka thënë, për arsye personale dhe për shkak të angazhimeve politike. Në një letër dërguar redaksisë së portalit tone, Salihu ka thënë se nuk ka mundësi të jetë më kryetar i Këshillit të Fshatit, për shkak se na dhjetori 2015, është zgjedhur kryetar i Degës së AAK-së në Viti dhe nuk dëshiron të keqkuptohet apo të ketë interferenca të këtyre pozitave në mes vete.
Ai gjithsesi ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur.
‘Dëshiroj t`ju falënderoj së pari për besimin e dhënë që të jem në këtë detyrë. Pastaj gjthsesi falënderoj të gjithë me radhë, pa dallim, organizatat e dala nga lufta, bashkëfshatarët, drejtorinë dhe stafin e shkollës, partitë politike, intelektualët, të rinjtë, shoqatat ‘Smira’ në Gjenevë dhe ‘Smira Dardane’ në Shkup, mërgimtarët në përgjithësi, organizatat dhe institucionet lokale, bizneset dhe të gjithë donatorët dhe të tjerët që kanë ndihmuar e kontribuar në forma të ndryshme aktivitetet dhe projektet në fshat’, ka shkruar Afrim Salihu.
Ai poashtu u këkon falje të gjithëve që është i shrënguar të tërhiqet për shkak të rrethanave të reja të krijuara. Mirëpo, shprehet i gatshëm të jetë pjesë e të gjitha organizimeve të smirasve kudo që ata janë.
Afrim Salihu ishte zgjedhur kryetar i Këshillit të Fshatit Smirë me vota të drejtpërdrejta në prill të vitit 2013.


