Rekordmeni i njohur, smirasi Agim Agushi shton gamën e rekordeve të tij botërore.  Mbrëmë në Shkodër, i arriti një rekord tjetër në goditje të topit në gjatësi 7.1 km për 50 minuta.

Aigim Agushi i shoqëruar nga familjarë dhe përkrahës të tij, u pritën në Bashkinë Shkodër nga kryetarja e Bashkisë, znj. Voltana Ademi. Në mesin e tyre ishin edhe 25 nxënës të Shkollës së Mesme ‘Kuvendi i Lezhës’, nga Vitia, të cilët kishin shkuar në mënyrë të organizuar për ta përkrahur profesorin e tyre të matematikës.

Rekordi botëror në disiplinën “Zhonglimi i topit me kokë kur makina është në lëvizje”, është i trembëdhjeti me radhë i tij.

Agimi ka  alënderuar Bashkinë e Shkodrës dhe të gjithë sponsorët e individët që e kanë mbështetur në realizimin e këtij rekordi.

 

2 Komente

  1. Skender agishi on

    Urime Axhes Agim zoti ta dhasht fuqin per te vazhduar edhe me tej me keto rekorde urime te gjithë Kosoves

    • Skender agushi on

      Urime Axhes Agim zoti ta dhasht fuqin per te vazhduar edhe me tej me keto rekorde urime te gjithë Kosoves

Leave A Reply