Smirasit por edhe të ftuar të tjerë, përulen sot para veprës së dëshmorëve të kombit: Mirali Sejdiu, Hebib Sejdiu, Skender Salihu dhe Ylvi Demiri.
Në përvjetorin e rënies së tyre, sot nga ora 10:00 bëhen homazhe te vendi i rënies së tyre në Smirë, te përmendorja në qendër të fshatit dhe te Varrezat e dëshmorëve në Viti.
Nga ora 11:00 do të mbahet program kulturo-artistik në shënim të Ditës së shkollës së fshatit, e cila mban emrin ‘Dëshmorët e 5 Prillit’.
Kurse nga ora 14:00, në Shtëpinë e Kulturës ‘Gursel e Bajram Sylejmani’, në Viti, do të promovohet libri i Feriz Tahirit dhe Ragip Gjoshit, “Shtegtimet atdhetare të dëshmorit të kombit Mirali Sejdiu”.


