Fshatrat Smirë dhe Vërban janë ndër lokalitetet të cilat janë ballafaquar më së shumti me problemin e sigurimit të ujit të pijshëm. Mandej në disa pjesë të këtyre fshatrave nuk bënte më punë as hapja e puseve. Këtij problemi po i vjen fundi pasi këto dy fshatra që ka filluar instalimi i rrjeit të ujësjellësit.
Nënkryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira dhe të tjerë kanë vizituar fshatin Smirë ku edhe kanë filluar punimet në realizimin e projektit për këto dy fshatra. “ Fillimi i realizimit të këtij projekti na gëzon pa masë, jo vetëm qytetarët e këtyre lokaliteteve por edhe neve si përfaqësues të Institucioneve komunale. Ky projekt që ka një vlerë të madhe kapitale, është në interes të dy fshatrave Smirë dhe Vërban. Kurser vlera e këtij projekti është mbi 600 mijë euro“ u shpreh Aliu. Ai tha se shpreson se kompania e kontraktuar do të përfundojë punimet sipas projektit të paraparë dhe sipas planit dinamik duke mos anashkaluar edhe situatat e ndryshme që mund të dalin nga puna në teren. Përndryshe banorët e fshatit Smirë falënderuan Institucionet komunale të Vitisë, për këtë projekt shumë të nevojshëm duke theksuar se me këtë projekt do të zgjidhet problemi kryesor i fshatit. http://kk.rks-gov.net/viti



2 Komente
Dhashte zoti e mose te ndodhe sikur me kanalizimin ,po eshte nje donacion nga jashte ama ta shfrytzojne komunaret me kompani vetem sa per ti arsyetu eurot ,kesaj radhe do jemi te zeshem nese ma shume na shkaktohet demi sa sa qe shohim dobi ,ketu nuk mjafton qe te protestojm per kanalizim po kur te vie kompania per ujesjelles do i qesim te gjitha mbeturinat e te se kaluares ne ujesjelles ,
Shum bukr