Partia Demokratike e Kosovës, dega në Viti, ka prezantuar sot në një konferencë për medie kryetarin e ri të saj, Bekim Azizin, njofton PlusTv. Azizi, ka riafirmuar fuqishëm rolin opozitar në skenën politike, duke thënë se në zgjedhjet e ardhshme do të rikthejnë drejtimin e komunës së Vitisë. I pyetur nga gazetarët se a do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar të Komunës, ai nuk e ka mohuar këtë por tha se kjo është një çështje që pritet të diskutohet. Duke folur për rëndësinë e kyçjes së Vitisë në autostradën “Arbën Xhaferi” ai ka deklaruar se qeveria…
Autor: Tefik Salihu
Rreth 8 mijë banorë të fshatrave Sllatinë e Epërme, Sllatinë e Poshtme, Sadovinë e Çerkezëve, Sadovinë e Jerlive dhe Tërstenik, janë bërë me ujësjellës. Në ceremoninë e inaugurimit, kryetari i komunës Sokol Haliti tha se projekti i ujësjellësi për 5 fshatrat e kësaj ane është ndër më të rëndësishmit të finalizuar së fundmi nga qeveria komunale, pasi është zgjidhur problemi i ujit të pijes për mbi 8 mijë banorë të kësaj zone. Ai ka thënë se qeveria komunale në Viti, gjatë këtij mandati qeverisës krahas këtij projekti, i ka dhënë rëndësi të madhe edhe realizimit të projekteve tjera që lehtësojnë…
Që nga e hëna, më 24 tetor 2016, nxënësit e SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, mësimin do të vijojnë me orar të rregullt. Rinovimi i pjesës së vjetër të objektit të shkollës, ka përfunduar. Është bërë edhe pranimi teknik i punimeve të kryera. Objektit i është ndërruar kulmi, është bërë izolimi dhe fasadimi jashtë, është instaluar rrjeti i ri elektrik dhe është fasaduar brenda. Është instaluar edhe sistemi i alarmit dhe i kamerave të sigurisë. Projekti që ka kushtuar rreth 95 mijë €, ka nisur të realizohet në fund të gushtit dhe është financuar nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg dhe…
Drejtori i SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit” në Smirë, Xhavit Sahiti, duke pranuar një pianino, dhuratë nga mërgimtari Mustafë Ademi. Drejtori Sahiti ka falënderuar Mustafën për këtë gjest të mirë si dhe Kompaninë “Eliot Trans”, e cila ka bërë transportin gratis.
Pas zhvillimeve të shumta në kuadër të riorganizimit të partisë, Kryesia Qendore e PDK-së, ka marr vendim që Bekim Azizi të udhëheq me degën në Viti, pas tërheqjes nga kjo pozitë e kryetarit të deritashëm, Sadik Haxhiu. Vendimi i kryesisë qendrore ka ardhur pas konsultave të shumta të zhvilluara me degen e Vitisë. Azizi pas pranimit të postit, ka zhvilluar takime me kryetarin e kësaj partie, Kadri Veseli, kurse ka filluar edhe me aktivititete partiake në degën e Vitisë. Sipas burimeve tona brenda PDK-së, kryesia e degës se Vitisë dhe anëtarësia e kësaj partie e ka mirëpriturr ardhjen e z.…
Të martën më 11 tetor, nga ora 16:15, në emisionin “Jeta”, në KTV, mysafire do të jetë smirasja nga origjina, Venera (Bektesh) Bekteshi. Ajo do të flasë për hulumtimet që i ka bërë mbi kancerin e girit dhe rolin e integrimit te femrave emigrante. Dr. Venera aktualisht është Asistent Pofesoreshë në University of Illinois at Urbana-Champaign në SHBA. Dr. Venera ka lindur në Mitrovicë, por ka thënë se Smirën nuk e harron kurrë, si vend ku lindi prindi i saj Bekteshi.
Pas një sëmundje të shkurtër, ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare, Milaim Elezi. Varrimi do të bëhet sot (e diel, 9 tetor 2016) nga ora 17:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Elezi dhe të afërmve të ndjerit!
Rinovimi i SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit” po shkon drejt përfundimit. Objektit i është ndërruar kulmi, është bërë izolimi jashtë, është instaluar rrjeti i ri elektrik dhe është fasaduar brenda. Në ditët në vijim do të bëhet fasadimi jashtë dhe disa pjesë brenda. Drejtori Xhavit Sahiti tha se sipas dinamikës së punës, mësimi në pjesën e cila po rinovohet pritet të rifillojë brenda dhjetë ditësh. Projekti ka nisur të realizohet në fund të gushtit dhe është financuar nga Fondacioni Kosovë-Luksemburg dhe Komuna e Vitisë.
Smiras që jetojnë në Shkup janë bashkuar në Takimin IV tradicional, në Shkup, të organizuar nga Shoqata ‘Smira Dardane’ dhe kanë shënuar njëkohësisht trevjetorin e themelimit të kësaj shoqate. Kryetari Zijadin Sylejmani ka thënë se shoqata për tri vjet të funksionimit ka organizuar aktivitete e ngjarje të ndryshme me qëllim që të forcojë lidhjet midis smirasve. ‘Takimi me moton ‘Vendlindja na bashkon’, ka për qëllim afësinë midis smirasve. Smirasit janë të organizuar dhe të lidhur kudo ku gjenden. Solidariteti dhe humaniteti i tyre janë vlera të trashëguara nga të parët tanë, të cilat duhet t`i ruajmë edhe në të ardhmen’,…
Smiras nga Shkupi, Smira, Ferizaj, Londra, bashkë në takimin tradicional të smirasve në Shkup me moton “Vendlindja na bashkon”.
