Shoqata e grave  “Hortikultura” nga Sllatina e Epërme,  është përfituese e pajisjeve për konzervimin e perimeve. Ky projekt i përbashkët i Fondacionit Kosovë-Luksmeburg dhe komunës së Vitisë,  do të mundësojë inkuadrimin e 20 grave.

Fisnik Beqiri përfaqësues i Fondacionit Kosovë Luksemburg , ka thënë kjo shoqatë këto pajisje do të mund t’i përdorë për një kohë të gjatë.  “Projekti është financuar nga fondacioni ynë në bashkëpunim me komunën e Vitisë. Fondacioni i ka dhënë 10.000 euro, shoqata 1000 euto kurse Komuna e Vitisë 500 euro. Fondacioni paraprakisht ka trajnuar anëtaret e shoqatës, në mënyrë që ato të jenë të pavarura dhe të afta në punën e tyre”, ka thënë Beqiri. Udhëheqësja e shoqatës Hortikultura Valbona Ajeti, është shprehur falënderuese për donacionin.

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Veton Ademi,  ka theksuar se hapja e një punëtorie për konservimin e perimeve po bëhet për herë të parë në komunën e Vitisë dhe në këtë mënyrë po bëhet edhe rrumbullakësimi i procesit të prodhimit. “Duke e parë interesimin e grave për t’u marrë me përpunimin e produkteve bujqësore, drejtoria jonë, në  vazhdimësi, që nga viti 2014, është munduar që atyre t’ju sigurojë mbështetje më të fuqishme për ta zhvilluar këtë veprimtari, si dhe për ta zbutur numrin e të papunëve”, tha Ademi. Ai ka theksuar se donacionet jo vetëm për këtë shoqatë, por edhe shoqatave të tjera që tubojnë gratë, kanë ardhur në saje të angazhimit të kryetarit Haliti dhe bashkëpunimit me donatorë të ndryshëm, siç është në këtë rast edhe Fondacioni Kosovë-Luksemburg.

Leave A Reply