Gjatë fundjavës që vjen, Struga do të jetë nikoqire e rekordmenit botëror të goditjeve të topit me kokë (zhonglim), prof.Agim Agushit, i cili paralajmëron dy rekorde të tjera të goditjeve të topit me kokë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Strugës, Ziadin Sela, rekordmeni botëror, në disa disciplina, prof.Agim Agushi të dielën më 25 shtator,  në ora 10:00, do të vendos dy rekorde botërore në qytetin e Strugës.

Ai do të vendos rekorde botërore në vrapim në rërë  në 400 dhe në 1000 m, duke goditur pandërprerë topin me kokë.

Në këtë ngjarje sportive me karakter botëror, prof. Agim Agushin do ta shoqërojnë stafi i tij dhe 20 nxënës të gjimnazit “Kuvendi i Lezhēs” nga Vitia, të cilët do të bartin fanelat me llogon e komunës së Strugës.

Leave A Reply