NJOFTIM: Tubim tradicional dhe jubilar “VENDLINDJA NA BASHKON” Shkup më 20 tetor 2017

0

Të nderuar qytetarë smiras, Shoqata “SMIRA DARDANE ” organizon tubimin tradicional dhe jubilar, të pestin me radhë me moton “VENDLINDJA NA BASHKON”. Ftohen të gjithë smirasit pavarësisht moshës apo gjinisë që më 20 tetor 2017, në restoranin “SMIRA” në Shkup (në rrugë të Kosovës ), duke filluar nga ora 19:00, të kalojmë një mbrëmje të mrekullueshme dhe vëllazërore. Salla do të jetë e mbushur me shumë vellezër e bashkëvendas nga Smira, Shqipëria, Zvicra e vende tjera. Pjesëmarrja masive e qytetarëve smiras që jetojnë në Shkup i jep kuptim dhe e pasuron tubimin tonë të pestë me radhë. Andaj lutem që masovikisht të merrni pjesë në këtë tubim. Për çdo informatë mund të lajmëroheni te pëfaqësuesi i mëhallës ose në tel. 071 262 239. Ju mirëpresim,

Me kënaqësi dhe respekt, Këshilli Organizativ i Shoqatës “Smira Dardane”.

Share.

Leave A Reply

© Të gjitha të drejtat e rezervuara