Autor: Tefik Salihu

Delegacioni i Komunës së Vitisë i udhëhequr nga kryetari i komunës, Sokol Haliti, ka përfunduar vizitën katër ditore në Gjenevë të Zvicrës dhe në Annemase të Francës. Gjatë kësaj vizite e cila u realizua në bashkpunim me Projektin për Aftësim dhe Punësim Rural që në Kosovë implementohet nga Helvetas Intercooperation si dhe shoqatën e mërgimtarëve “Vitia”, shoqatën e miqësisë franko – shqiptare me seli në Anemasse si dhe shoqatën ‘’Iliria’’ me seli në Sant Julian, kryetari Haliti dhe delegacioni i tij në përbërje Veton Ademi, drejtor për bujqësi , Mentor Rexhepi e Ibrahim Sefedini nga zyra për investime dhe mbështetje…

Read More

Kryetari i degës së AAK-së në Viti Afrim Salihu ka takuar liderin e këtij subjekti Ramush Haradinaj, i cili po mbahet në Francë me një urdhërarrest të Sërbisë. ”Pata një takim të përzemërt me kryetarin zt. Ramush Haradinaj. Biseduam për të gjitha aktualitetet e kohëve të fundit. Te ai gjeta një diponim pozitiv i cili më motivoi shumë. Kryetari do të kthehet së shpejti dhe ai është bërë një imperativ i kohës për një Kosovë më të mirë”, ka shkruar në rrjetin social Salihu.

Read More

Në Smirë, sot, do të shënohet përjvetori i rënies së dëshmorëve të 5 prillit 1999 si dhe do të kremtohet Dita e shkollës “Dëshmorët e 5 Prillit”. Programi: 10:00-Homazhe te Varrezat e Dëshmorëve, në Viti 11:00-Homazhe te lapidari në qendër të Smirës. 11:00-Manifestimi qendror në oborrin e shkollës, me fjalë rasti dhe me program kulturo-artistik nga nxënës të shkollës.

Read More

Me moton “ Ta pastrojmë dhe ta ruajmë ambientin” Komuna e Vitisë ka nisur sot  aksionin e madh njëmujor për pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit. Ky aksion organizohet përmes Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe atë me nismën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndërsa mbështetet edhe nga institucionet dhe mekanizmat e ndryshme si Policia e Kosovës, KFOR-i, bashkësitë fetare, organizatat jo qeveritare, shkollat fillore dhe të mesme etj. Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë i falënderoj të gjithë ata që sot ju kanë bashkuar  këtij aksioni tashmë tradicional. “Ky aksion 22 ditor do të…

Read More

Ndërmarrja smirase, e njohur jo vetëm në Kosovë, “Migros”, po rritet gjithnjë e më shumë. “Migros Mobilje” tash e tutje ka hapur qendrën e re me hapësirë gjigante, në Gjilan,  mu në udhëkryqin e rrugës qarkore dhe rrugës për Prishtinë. “Migros Mobilje”  ka edhe dy qendra tjera në Viti dhe  në Prishtinë.

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Shala, kanë nënshkruar  memorandumin e bashkëpunimit për mbështetje financiare të projektit “Ndërtimi Stadiumit në Viti”. “MKRS-ja do të investojë në këtë projekt 600 mijë euro, ndërsa komuna e Vitisë 200 mijë euro”, thuhet në komunikatë. Ky projekt shumë i mirëpritur nga sportdashësit, pritet të implementohet  gjatë periudhës 2017-2018. Kryetari Haliti me këtë rast ka theksuar se ky projekt do të ndikoj shumë pozitivisht në krijimin sa më të mirë të kushteve për ngritje të cilësisë së sportit të futbollit vitias. Shala dhe Haliti më tej…

Read More