Gazetari shumëvjeçar Tefik Salihu nuk do të shkruajë më për faqen e Smirës www.fshatismire.com, pas gjashtë vitesh të punës vullnetare. Ai përmes një letre të dorëheqjes, i ka njoftuar dy administratorët tjerë të faqes Fidan Ferizin dhe Zeqir Halilin, se me keqardhje do ta lë faqen, për arsye personale. “Kam vendosur përfundimisht të tërhiqem dhe të mos shkruaj më në faqen e Smirës, për shkak të angazhimeve personale”, ka shkruar Tefik Salihu.
Ai ka falënderuar të gjithë për bashkëpunimin, mbështetjen dhe respektin që i kanë bërë faqes së Smirës, si një vlerë e shtuar e shoqërisë dhe një e mirë e përbashkët publike, e sidomos diasporën smirase që e ka vizituar shumë.
“Jemi shembull në gjithë Kosovën dhe më gjerë për aktivizëm qytetar dhe vullnetarizëm. Edhe ne kemi funksionuar në këtë frymë, sepse ta rifreskosh në baza ditore vullnetare, për 6 vjet me radhë nje portal nuk është fare e lehtë. Do të më mungojë shumë”, ka shkruar në fund gazetari Salihu.



3 Komente
Mungesa jote Tefik do te jet nje hadikap per portalin. Mirepo shpresojm se Smira ka rini e cila duhet te na zevendesojn neve qe jemi terhjekur dikush ne heshtje e dikush publikisht nga aktivitetet e natyrave te ndryshme ne te mire te komunitetit. Te lumt jemi krenar qe te kemi baskeqytetar.
6 vjet Punë vullnetare nuk jan pak,
Si Lexuës i rregullt i web-sajtit (www.fshatismire.com) ne pik te par dua ta Faleminderoj ztr. Tefik Salihu per Angazhimin dhe Kontributin e dhën, per Bashkfshatart por edhe më shum per Diasporen
te cilles i perkas edhe un personalisht.
Per Mëndimin tim web-sajti i fshatit, me Qellimin e Informimit, Organizimit apo Tubimit e Bashvendasve tanë ësht Shëmbull qe shumkush naj la Lakmi.
Përmes http://www.fshatismire.com Diaspora ka Mundësin te marr pjes ne gjdo ngjarje, qoftë Gëzim apo hidhërim.
Gjithashtu ësht sqaruese ne Aktivitete apo Punime qe paraqesin Dilema, Mospajtime dhe Dyshime te ndryshme.
Pikeërisht për ket Arsyeje web-sajti http://www.fshatismire.com duhet te ket Jetgjatësi maksimale, me Qellimin informimit dhe mbajtjes ne Afersi te Bashkfshatarve edhe pse Fizikisht ndodhemi largë.
Shpresoj dhe besoj qe (po e lejoj veten me thirr ne emrin e lindjes) Tefiki ka kriju Staff dhe ka sjell Pervojë ne Menagjimin dhe Veprimin e mëtutjeshme te ksaj web-faqe fantastike dhe shëmbullore,
duke ju Falemenderu ztr. Tefik Salihu per Kontributin e dhën gjat tër ktyre Vitev.
Suksese ne te ardhmen Tefik Salihu
me Respekt dhe Dashamirsi e pershendes Stafin, Bshakvedasit dhe posaqerish Kushen Tefik Salihun.
Me keqeardhje e lexova lajmin per doreheqjen Tuaj, por ky eshte vendim i Juaj dhe duhet respektuar, edhe pse te them te drejten edhe faqja ,,fshatismire,, ,po sigurisht edhe dy koleget tuaj z.Ferizi dhe z.Halili kane nevoj per mbeshtenjen dhe perkrahjen tuaj.
Me kete rast une ne emer te Kryesise se Shoqates Smira Dardane dhe ne emer te gjithe smiraseve qe jetojne ne Shkup ju falemderoj pa mase per punen vullnetare dhe kontributin qe dhate per vendlindjen tone duke na infirmu per cdo ngjarje qe eshte zhvillu ne fshat dhe me gjere. Faqja ,,fshatismire,, ka luajt nje rrol te rendesishdm ne bashkimin e gjithe smiraseve kudo qe jane, Ne fund Ju uroj shendet e pune te mbare.