Naim Pira nga Lidhja Demokratike e Kosovës është rizgjedhur edhe për një mandat nëpostin e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë. Ai mori 15 vota, kurse Remzi Salihu nga Lëvizja Vetëvendosje, mori 11 vota. Një votë ishte e pavlefshme.
Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk propozuan asnjë kandidat për këtë pozitë, transmeton Plus Tv.


