Autor: Tefik Salihu

Komuna e Vitisë së bashku me Shoqatën Humanitare ”Vitia” dhe të gjitha shoqatat humanitare nga kjo komunë që veprojnë në diasporë, nga prag të festës së Vitit të Ri kanë shpërndarë sot pako ushqimor për rreth 500 familje skamnore. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka falënderuar të gjithë ata që e kanë përkrahur këtë aksion, duke veçuar kontributin e diasporës vitiase, e cila sipas tij gjithmonë ka qenë shtyllë kryesore e ekonomive familjare në Kosovë. Haliti gjithashtu ka thënë se kjo nismë po vazhdon prej 4 vitesh rresht, nga ku po përfitojnë edhe familjet skamnore që…

Read More

I pari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti me një mesazh ka uruar të gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë dhe të diasporës vitiase me rastin e festës së Vitit të Ri 2018! Të nderuar qytetarë të komunës së Vitisë, bashkatdhetarë tanë që gjendeni për pushime në Kosovë por edhe të gjithë ju që në prag të kësaj feste gjendeni jashtë atdheut.  Kam nderin që në prag të festës së Vitit të Ri të ju përcjelli në emër të institucioneve komunale, urimet më të përzemërta. Shpresoj se vitin 2018 do ta prisni me plotë gëzime, pranë familjes dhe më të…

Read More

Shoqata “Vitia” në bashkëpunim dhe partnerin “Emi Center” dhe komuna e Vitisë kanë ndihmuar familjet në nevojë, në prag të festës së Vitit të Ri. “Mbi 350 pako u shpërndan sot për këtë kategori, me qëllim që edhe këto familje të  kremetojn dhe fëmijët e tyre ta ndiejnë festën. Vitiasit ndër vite janë tregu kampion të humanizmit dhe do jemi të lumtur në familjet tona kur dijmë se kemi gëzuar edhe familjet tjera. Urime Vitin e Ri dhe ju urojmë mbarësi për 2018”, ka shkruar  Shoqata Vitia në Facebook.

Read More

Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë duan që të gjitha familjet të ndihen të lumtura për festën e Vitit të Ri. Ata zhvilluan sot një aktivitet humanitar me moton “Blej edhe ti që të festojmë të gjithë”!. Nxënësit përmes shitjes së gjërave ushqimore, që i kanë sjellë  nga shtëpitë e tyre, kanë mbledhur mjete skmbolike financiare për familjet në nevojë. Shkolla ka njoftuar në Facebook, se aktiviteti u zhvillua nga vet nxënësit të ndihmuar  edhe nga mësimdhënësit dhe drejtori i shkollës. “Këtij aktiviteti humanitar në mënyrë simbolike iu bashkuan edhe Furra “Orexi”…

Read More

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, nënshkroi kontratën me Bashkimin Evropian në lidhje me implementimin e projektit ”Turizmi pa kufi”.  Ky projekt është pjesë e programit të BE-së, Bashkëpunimi Ndërkufitar së bashku me komunën e Kriva Palankës në Republikën e Maqedonisë. Vlera e projektit ”Turizmi pa kufi” do të jetë rreth 313 mijë euro dhe do të ndihmojë në zhvillimin e infrastrukturës dhe promovimit të vendeve turistike dhe rekreative të komunës sonë dhe komunës së Kriva Pallankës. Pas nënshkrimit të këtij projekti Kryetari Haliti tha se me implementimin e këtij projekti të rëndësishëm në komunën e Vitisë, pritet të…

Read More

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka paralajmëruar që së shpejti do të ketë rritje të pagës minimale. Ministri Reçica, në konferencën e fundvitit të MPMS-së ka thënë se për herë të parë që nga viti 2011 do të ketë propozim për ndryshimin e pagës minimale, rrjedhimisht për rritje të saj. “Në kuadër të Këshillit Ekonomiko-Social kemi edhe një Udhëzim Administrativ për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për caktimin e pagës minimale. Komisioni gjegjës brenda KES tashmë është ngarkuar për propozimin dhe e rëndësishmja është që do të ketë ngritje të pagës minimale dhe ajo që dihet është se…

Read More

Numri i aksidenteve me fatalitet është rritur krahasuar me vitin e kaluar. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës për 11 muaj (janar-nëntor 2017), në aksidente  kanë vdekur 119 persona apo 19 persona më shumë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Përderisa janë shqiptuar afro 400 mijë tiketa trafiku për shoferët që kanë bërë kundërvajtje në trafik, raporton Gazeta Express. Edhe në vitin 2016 edhe në vitin 2017 kanë ndodhur mbi pesëmijë aksidente me persona të lënduar. 5817 aksidente me të lënduar ndodhën gjatë periudhës janar-nëntor 2017, apo 165 më shumë aksidente me persona të lënduar sesa në…

Read More