Vitinë sot e ka vizituar Analisti i politikave ndërkombëtare Janusz Bugajski. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, e ka vlerësuar  atë si një mik të afërt të kosovarëve, i cili përherë ngriti zërin për pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Anëtari i lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Washington DC, Bugajski ka mbajtur një ligjëratë para qytetarëve të Vitisë. Ai folur rreth ndikimit të Rusisë në Ballkan.
Duke folur për politikat e Rusisë karshi regjionit tha se Rusia pretendon të shtrijë fuqinë e vet politike në Ballkan, e posaçërisht në Kosovë.

 

Duke analizuar situatën në Ballkan dhe ndikimin rus, ai tha se rusët po e përdorin këtë rajon për të nënvlerësuar rolin e Perëndimit, e për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të NATO-s, dhe për të parandaluar zgjerimin e mëtejshëm të BE-së. Ai tha se interesat e Rusisë janë që ta pengojë progresin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian, dhe për ta destabilizuar rajonin e Ballkanit. Duke folur për ndikimin rus, Bugajski thotë se Rusia është kërcënim i madh për demokracitë perëndimore.

“Nga perspektiva e Moskës, Ballkani shihet si pikë e dobët e Evropës, ku pretendon të gjejë aleta për të promovuar politikat e Moskës. Do të përmend katër kanale kryesore përmes të cilave Moska tenron të shtrijë ndikim e vet në Ballkan e veçmas në Kosovë. Mënyra e parë është promovimi i nacionalizmit të ulët. Këtë mund ta shohim në Serbi dhe Bosnje por edhe në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Metoda e dytë është Korrupsioni politik duke korruptuar politikanë, biznesmenë, gazetarë dhe të tjerë me qëllim që të fuqizohet politika ruse në Ballkan,” tha ai ndër të tjera.

Në fund të ligjëratës së tij të pranishmit parashtruan pyetje të ndryshme atij për temat të ndryshme duke folur edhe për qëndrimin e administratës së Presidentit Amerikan ndaj Kosovës dhe shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Ai ndër të tjera ka folur edhe për mënyrën se si BE duhet të qaset në Ballkanin Perëndimor tani, kur Mali i Zi është anëtar i NATO-s dhe duke parë situatën në Maqedoni por edhe në Shqipëri e Kosovë, ka thënë se BE duhet ta përfshijë këtë rajon sa më shpejt që te jetë e mundur në gjirin e saj. Bugajski u nderua me mirënjohje nga i pari i komunës së Vitisë Sokol Haliti./PlusTv/

Leave A Reply