Gjashtë anëtarë të degës së OVL-së UÇK-së në Viti, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre të deritanishme në këtë shoqatë, raporton Plus Tv.
Në mesin e tyre, dorëheqje ka dhënë nga detyra e tij edhe Sabedin Ilazi, nënkryetar i kryesisë. Në një deklaratë me shkrim që këta të fundit i kanë dërguar redaksisë, kanë thënë se janë të pakënaqur me udhëheqjen e kryetarit të degës së OVL të UÇK-së në Viti, Abdyl Bajrami.
“Ky njeri i ka përçarë veteranët, veturën e organizatës e ka shfrytëzuar për interesat e personale, dhe pa i dhënë llogari kryesisë, mos llogaridhënia për të hyrat dhe të dalurat e mjeteve financiare në shoqatë, mos mbajta e mbledhjeve të kryesisë së degës, për të shqyrtuar problemet dhe interesat e veteranëve dhe organizatës për 15 muaj me radhë në kryesi e as në këshillin e përgjithshëm”, thuhet në deklaratën e tyre.
Televizioni ka kontaktuar edhe me kryetarin e degës së OVL të UÇK-së në Viti, Abdyl Bajrami, për ta pyetur për problemet në këtë organizatë, por ai nuk ka qenë i gatshëm të jap përgjigje për këtë çështje./PlusTv/


