Luten qytetarët të shmangin lëvizjen në rrugën alternative e cila po zgjerohet

0

Këshilli i Fshatit Smirë lut banorët e fshatit që mundësisht të  shmangin qarkullimin në rrugën Smirë-Kabash-Viti, e cila aktualisht është duke u zgjeruar, me financimin e buxhetit të Komunës së Vitisë. “Kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë smirasit, por edhe të tjerët, që të shfrytëzojnë rrugën kryesore që qon në Viti, pasi në rrugën alternative Smirë-Kabash-Viti, po zhvillohen punimet për zgjerimin e saj. Reduktimi lëvizjes nëpër këtë aks rrugor, do t’i lejonte punëkryesit efikasitet më të lartë të punimeve. Pastaj, shumë shpejt do të kemi çasje më të lehtë për në qendrën komunale në Viti. Faleminderit për konsideratën tuaj”, thuhet në lutjen e Këshillit të Fshatit Smirë.

Share.

Leave A Reply

© Të gjitha të drejtat e rezervuara