Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), përmes një komunikate për media ka njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e mërkurë më 16 maj 2018. Më tutje në këtë njoftim theksohet se me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët. “Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, përfundon komunikata.
Autor: Tefik Salihu
Studimi MCI USAID është prezantuar sot në Prishtinë dhe në bazë të këtij indeksi për qeverisje komunale të 38 komunave të Republikës së Kosovës, komuna e Vitisë është renditur në mesin e tri komunave më të mira në nivel vendi. Kjo arritje ka të bëjë me vlerësimin e qeverisjes lokale në bazë të ambientit përkrahës për zhvillim të bizneseve. Gjetjet janë të bazuara në anketën e bërë me 3350 biznese nga të gjitha komunat. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, pasi ka pranuar certifikatën për këtë arritje, ka theksuar se Institucionet komunale në vazhdimësi kanë qenë dhe janë të…
Do të punësohen 40 të rinj e të reja të komunës së Vitisë, në bazë të një projekti të ri të Fondacionit Kosovë-Luksemburg, në kuadër të bashkëpunimit me komunën e Vitisë, që ka për synim mbështetjen e bizneseve por edhe punësimin e një numri të konsiderueshëm të punëtorëve brenda një periudhë të caktuar. Florim Shabani përfaqësues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, është shprehur se ky projekt është i veçantë për shkak se ka për qëllim zbutjen e papunësisë në komunën e Vitisë. ”Vitia është ndër komunat e para që ka filluar të implementohet ky projekt. Kontratat që do ti nënshkruajmë sot me…
Këta janë nxënësit të cilët bartën barrën kryesore në zhvillimin e aktiviteteve të gjithëmbarëshme në shkollën e Smirës për vitin shkollor 2017/2018. Drejtori i shkollës Xhavit Sahiti falënderoi të gjithë këta nxënës për punët e kryera dhe aktivitetet e zhvilluara, në art, kulturë, sport, shkencë, ambient etj. Për këtë ata u shpërblyen me nga një dhuratë modeste. Një faleminderim i posaçëm edhe për personelin arsimor.
Njoftohen bashkëvendasit, miqtë dhe të afërmit, se ngushëllimet për Musli Ahmetin do të pranohen edhe në Gjenevë. E pamja do të jetë e hapur, të dielën, më 13 maj 2018, nga ora 09:00-16:00, në Qendrën Komerciale në Avenue de la Feullasse, 24-Meyrin. Tel: +41799432330, Fidan Ahmeti.
Smirasi Dardan (Bardhyl) Ibishi, i cili jeton në Berlin, ka qëndruar në Durrës si pjesë e Kombëtares së Kosovës në Futboll, për grupmoshat U15. Kombëtarja e Kosovës ka qenë atje për pesë ditë, me qëllim të përgatitjeve sa më të mira dhe për të provuar sa më shumë futbollistë të rinj. Dardani, i lindur në vitin 2003 në Berlin, ka luajtur të enjten gjithë lojën për Kosovën kundërShqipërisë, në një ndeshje kontrolluese, e cila përfundoi pa fitues 1:1. Këto dy kombëtare janë përballur edhe të shtunën, por prapë pa fitues. Sipas babai të tij, Bardhyl Ibishi, Dardani ka filluar të…
Pse po fotografon?-më pyeti një vogëlush teksa po kërkonte, të martën paradite, materiale dhe pjesë hekuri në mbeturina, në Bregun e Bjeshkollavës në Smirë. Se e kanë gjujt bërllogun këtu-iu përgjigj shoku i tij. Turp. Smira duhet të jetë e pastër-e plotësoi i pari. Nuk pata nevojë për shpjegime shtesë as për pyetje. Bëra foto dhe u ktheva në shtëpi. E bëra një “mozaik të turpit” i cili nuk i shkon Smirës.
Kadri Hasani nga fshati Smirë i Komunës së Vitisë, i ka shpëtuar luftës si pjesëtar i Ushtrisë Clirimtare të Kosovës në rajonin e Dukagjinit, por 20 vjet pas, për pak sa nuk pësoi, në vendlindjen e tij. Ai, teksa për punonte, të premten pasdite, në pyll, jo larg shtëpisë, është kafshuar nga një gjarpër në krahun e djathtë. “Kam qenë duke punuar në mal. Kur e kam kap një dru në tokë, kam ndjerë një djegje në krah. E kuptova se më kafshoi një gjarpër që kishte qenë nën dru. Si duket e kam kapur edhe gjarpërin për nuk e…
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka ftuar për sot protestë për të kërkuar kushte më të mira për punëtorët. Kryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, tha se zbatimi i ligjit, siguria në punë, njohja e përvojës së punës për vitet ‘90-‘99 dhe sigurimi shëndetësor, janë kërkesat që do të parashtrohen në këtë protestë. “Te ne ka shumë shkelje drastike të të drejtave të punëtorit, nuk respektohet ligji i punës, kontrata kolektive dhe kontrata individuale. Siguria në vendet e punës është e pakënaqshme, premtimet që janë dhënë janë të pakënaqshme, prandaj në protestë do të kërkojmë që politika të…
Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë aksidentuar të shtunën mbrëma në rugën Hani Elezit-Kacanik. Ata tek sa po udhëtonin me veturë zytar, rreth orës 21:00, kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë nga ura në rrjedhën e lumit “Lepenc”, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshme”. Vetura është gjetur, por për fatin e dy policëve akoma nuk dihet asgjë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se kërkimet për dy policët janë ndërprerë rreth orës 4 të mëngjesit për shkak të errësirës, ndërsa pritet që aksioni të vazhdojë sot gjatë ditës. Mësohet se policët…
