Smirasi Dardan (Bardhyl) Ibishi, i cili jeton në Berlin, ka qëndruar  në Durrës si pjesë e Kombëtares së Kosovës në Futboll, për grupmoshat U15. Kombëtarja e Kosovës ka qenë atje për pesë ditë, me qëllim të përgatitjeve sa më të mira dhe për të provuar sa më shumë futbollistë të rinj. Dardani, i lindur në vitin 2003 në Berlin, ka luajtur të enjten  gjithë lojën  për  Kosovën kundërShqipërisë, në një ndeshje kontrolluese, e cila përfundoi pa fitues 1:1.  Këto dy kombëtare janë përballur edhe të shtunën, por prapë pa fitues.

Sipas babai të tij, Bardhyl Ibishi, Dardani ka filluar të luajë futboll që nga  5 vjet, kur edhe është vërejtur se ka afinitet për këtë sport. “Dardani ka filluar në SV Tasmania Berlin, pastaj i ka ndërruar edhe dy klube, por prapë është në këtë klub.  Kjo është hera e parë që paraqitet për Kosovën. Ka qenë edhe në dy grumbullimet e ekipit në Gruneberg të Gjermanisë. Ishte trajneri Isa Sadriu që më ka ftuar dhe më ka thënë se Dardanin janë duke e përcjellur qe një kohë dhe ka shprehur dëshirën që ta përfshijë tek kombëtarja e Kosovës. Natyrisht  për këtë është dashur ta marrim lejen e klubit të tij. Në fillim gjermanët kanë hezituar që ta lëshojnë, sepse duan që talentët t`i mbajnë në Gjermani, por më në fund Dardani u lejua të luajë për Kosovën.”, ka thënë Bardhyli.

Aktualisht, Dardan Ibishi luan te klubi gjerman  SV “Tasmania Berlin”, në Ligën e Parë të Republikës së Berlinit.  Por, ka oferta nga një klub në  rang më të lartë. Eventualisht ndonjë lajm i mirë  nga ai, pritet gjatë javës së ardhshme, kur i ka takimet me klubin e interesuar.

 

 

 

1 Koment

Leave A Reply