Autor: Tefik Salihu

Vitia përfundimisht do të ketë kyçje në  Autostradën Prishtinë-Shkup, në Gërlicë. Kjo është konfirmuar sot nga ministri i infrastrukturës Pal Lekaj, i cili ka pritur në takim strukturat komunale, përfaqësues nga shoqëria civile, përfaqësues të bizneseve dhe subjektet politike. Ministri Lekaj ka thënë se punimet në terren do të fillojnë në shtator të këtij viti dhe ka uruar qytetarët vitias për këtë proces. Shoqëria civile e cila kishte paralajmëruar protesta për të  kërkuar qasje në autostradë, njofton qytetarët se anulohet protesta pas konfirmimit të lajmit se kërkesa e vitiasve do të realizohet. Në takimin me ministrin Lekaj ishin kryetari i…

Read More

Brigada 173 “Gursel e Bajram Sylejmani”,  e Zonës Operative të Karadakut, po vendos pllaka në shtëpitë që kanë shërbyer si baza të UÇK-së gjatë luftës së fundit të vitit 1999. Dy pllaka  të tilla u përuruan sot në Smirë, në shtëpinë e Kemajl Demirit dhe të Feriz Ahmetit.  Ish-komandanti i kësaj brigade, Selami Neziri-“Agroni”, tha se këto pllaka po vendosen për t`i identifikuar shtëpitë baza, në shërbim të luftës.  “T`i bësh konak në atë kohë UÇK-së, nuk ka qenë fare e lehtë. Ata që kanë pranuar që  dikush me unifomë, i armatosur, me disa njerëz të futet në atë familje,…

Read More

Këshilli  Bashkiak i Kavajës, i ka akorduar smirasit Ismet Ferizajt titullin “Qytetar Nderi”. Në  këtë aktivitet të përbashket për të nderuar figurën e z. Ismet Ferizaj, ishte edhe  kryetari i Komunës se Vitisë z. Sokol Haliti dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira, pastaj Dr. Shefki Hysa përfaqësues i Misionit Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet, kryetari i Shoqates “Smira Dardane”, Zijadin Sylejmani, drejtori i shkolles se Smires, Xhavit Sahiti si dhe përfaqësues nga fshati Smirë.  Kryetari i Bashkisë, Isa Sukja,  i dhuroi certifikatën “Qytetar Nderi”,  ndërsa përfaqësuesi i trupës Diplomatike për Paqe dhe Prosperitet, Dr. Hysa, i akordoi…

Read More

Shoqëria Civile në komunën e Vitisë ka organizuar një takim me të gjitha subjektet politike, me qëllim të organizimit të protestës  për kyçjen e komunës së Vitisë në Autostradën “Arbën Xhaferi” në fshatin Gërlicë. Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues nga LDK, AAK, LVV,  NISMA Socialdemorate, por mbështetjen e kanë konfirmuar edhe AKR dhe PDK. Envet Haziri nga Shoqata e Bizneseve të Komunës së Vitisë  ka shprehur shqetësimin për izolimin që do të ju bëhet bizneseve vitiase si pasojë e mos kyçjes në Gërlicë. Përfaqësues nga shoqëria civile kanë folur për pasojat që do të kenë qytetarët e Vitisë nëse…

Read More

Një grup i nxënësve dhe arsimtarëve të SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, të udhëhequr nga drejtori Xhavit Sahiti, do të jenë pjesë e “Oxygen Show” me Besim Dinën. Emisioni i radhës në të cilin shkolla e Smirës do të jetë mysafire në publik, do të transmetohet të shtunën, më 2 qershor 2018, në Klan Kosova.

Read More

Mërgimtari smiras, Mirali Shabani, ka sjellë akoma pajisje dhe rekuizita sporti për nevojat e SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë. Kësaj here dhurata e tij përmban 4 çanta me trenerka (tuta), fanela komplet, çorapë, shishe uji, mbrojtëse për të gjitha klasët etj. Shkolla e ka falënderuar Miraliun, në statusin e saj në Facebook, për këtë gjest fisnik.

Read More

Rreth 230 të rinj e të reja janë certifikuar sot pas përfundimit me sukses të trajnimeve praktike dhe teorike në profesionet e ndryshme. Këto trajnime janë zhvilluar në kuadër të Projektit Aftësitë për Punësim Rural (APR) që financohet nga HELVETAS Swiss Intercooperation në bashkëpunim me Komunën e Vitisë, Qendrën Rinore dhe Këshillin e Veprimit Rinor Lokal (KVRL). Gjithashtu gjatë ditës së sotme u bë edhe hapja solemne bufesë e cila do të menaxhohet nga Qendra Rinore dhe atë në Shtëpinë e Kulturës “ “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti. Donjeta Sadiku, Drejtoresh e Qendrës Rinore-Viti ka thënë qëllimi i projektit…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministrja e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj kanë nënshkruar marrëveshje për rivitalizimin e lumit “Morava e Binçës”. Ministrja Reshitaj e cilësoi si një projekt kapital shumë të rëndësishëm dhe jetik jo vetëm për Vitinë, por në përgjithësi për këtë anë. “Kjo marrëveshje nënkupton bashkëpunimin në realizimin e këtij projekti gjigant që do të zgjasë tri vite dhe kap shumë 1.450.000 euro. Për këtë vit janë ndarë 400.00 euro, ndërkohë që në dy vitet e ardhshme do të ndahet edhe shuma tjetër e caktuar, në mënyrë që brenda periudhës tre vjeçare të…

Read More