Dy pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë aksidentuar të shtunën mbrëma në rugën Hani Elezit-Kacanik. Ata tek sa po udhëtonin me veturë zytar, rreth orës 21:00, kanë humbur kontrollin dhe kanë rënë nga ura në rrjedhën e lumit “Lepenc”, tek vendi i quajtur “Kulla me qeshme”. Vetura është gjetur, por për fatin e dy policëve akoma nuk dihet asgjë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, ka thënë se kërkimet për dy policët janë ndërprerë rreth orës 4 të mëngjesit për shkak të errësirës, ndërsa pritet që aksioni të vazhdojë sot gjatë ditës. Mësohet se policët janë nga KOmuna e Kacanikut.


