Ka ndërruar jetë në moshën 76 vjeçare Hava Sejdiu (gruaja e Fehmi Sejdiut). Varrimi do të bëhet sot, më 18 nëntor 2020, nga ora 15:00, në Smirë. Ngushëllime familjes Sejdiu dhe të afërmve të ndjerës!
Autor: Tefik Salihu
Ka ndërruar jetë në në moshën 44 vjeçare Magbule Shabani (gruaja e Mumin Shabanit). Varrimi do të bëhet nesër, më 16 nëntor 2020, nga ora 14:30, në fshatin Smirë. Ngushëllime familjes dhe të afërmve të ndjerës!
Nxënësit e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët, në Smirë, tash e tutje do të kenë kushte më të mira për të zhvilluar orët e Kulturës Fizike dhe aktivitetet e manifestimet tjera sportive. Me financinim nga buxheti komunal i Vitisë, fusha e sportit në e kësaj shkolle është shtruar në gomë. Drejtuesit e shkollës kanë falënderuar Komunën e Vitisë për këtë investim në infrastrukturën shkollore aportive të fshatit.
Komuna e Vitisë në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë po bëjnë vaksinimin e qenve kundër tërbimit, për dehelmintizimin e tyre, kundër sëmundjes echinococcut. Vaksinimi i qenve, në Smirë, do të bëhet të mërkurën, më 4 nëntor 2020, nga ora 10:00-12:00, tek shkolla e fshatit. Vaksinimi është pa pagesë, pasi harxhimet i bart Komuna e Vitisë.
Këshilli i Fshatit Smirë me pikëllim ka pranuar lajmin për vdekjen e Taulant dhe Valon Ramadanit, në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Kllokot-Viti. Përmes një telegrami ngushëllimi të dërguar nga kryetari Tajar Hyseni, thuhet se Këshilli i Fshatit Smirë në emër të gjithë smirasve i shprehë ngushëllime mê të sinqerta familjes Ramadani dhe të afërmve të tyre. “Lajm i trishtë e i rëndë. Vështirë ta besojmë. Humbje e madhe për familjen dhe krejt rrethin tonë. Bashkëndjejmë dhembjen me ju, për humbjen e dy djemve shembull. Ta mbajmë qetësinë dhe durimin për ta përballuar më lehtë pikëllimin”, thuhet në telegram.
Fshati Smirë dhe komuna e Vitisë, sot janë pa “frymë”. Nga mesnata e kaluar, kanë mbetur pa dy banorë të saj, të rinj. Valon e Taulant Ramadani, të dy kusherinj të afërt, kanë humbur jetën mbrëmë, në një aksident rrugor. Vetura, me të cilën po udhëtonin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur jashtë rrugës, në aksin Kllokot-Viti. Sipas Policisë së Kosovës, Valoni (35 vjeç) ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse Taulanti (32 vjeç) ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit, pasi nuk iu ka mbijetuar lëndimeve të marra. Me ta ka qenë edhe një person i tretë (39…
Valon Ramadani (35) dhe Taulant Ramadani (32) nga fshati Smirë, humbën jetën gjatë mesnatës në një aksident rrugor, në rrugën Kllokot-Viti. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se aksidenti ka ndodhur në momentin kur vetura në lëvizje, në të cilën gjendeshin tre persona, ka humbur kontrollim dhe është përplasur jashtë rrugës. Sipas Hashanit, dy prej tyre kanë vdekur, kurse njëri me lëndime të rënda është dërguar në spital në Prishitnë, raporton PlusTV. Njëri person ka ndërruar jetë në vendngjarje derisa tjetri në spitalin e Gjilanit pasi nuk ka mundur të mbijetojë pavarësisht ndihmës…
Sot, më 30 tetor 2020, u bë një vit që kur u nda nga jeta FATIME XHELADINI Kaloi një vit pa më të dashurën tonë. Sjelljet e saj dhe qëndrimi njerëzor, do të shërbejnë si shembull për ne. Ishte grua, nënë e edukatore e përkushtuar dhe e zellshme. Ishte fisnike dhe e sinqertë. Të tillë do ta kuktojnë përgjithmonë familja, kolegët ku punoi, nxënësit dhe të gjithë që e njohën. Me mall të pashuar: Familja Xheladini nga Smira e Vitisë.
Ka ndërruar jetë Beqir (Azem) Ramadani. Varrimi do të bëhet sot, më 11 tetor 2020, nga ora 13:00, në fshatin Smirë. Ngushëllime familjes dhe të afërmve të ndjerit!
Ka ndërruar jetë, në moshën 74 vjeçare, Remzije Sejdiu, nëna e dëshmorit të kombit, Hebib Sejdiu, nga Smira. Vdekja e saj ka prekur të gjithë smirasit dhe jo vetëm, sepse Nënë Remzija lindi dhe rriti një djalë që iu përgjigj kushtrimit për liri. Ajo dhe të gjitha nënat e dëshmorëve e luftëtarëve trima për liri, gëzojnë respektin e merituar nga e gjithë shoqëria. Ceremonia e varrimit do të bëhet nesër, më 18 shtator 2020, në Smirë. Koha e varrimit nuk është caktuar akoma, pasi që nuk dihet kur mund të mbërrijnë familjarët e saj nga diaspora. Ngushëllime familjes Sejdiu dhe…
