Smira dhe Vitia pa “frymë”-humbin dy të rinj

0

Fshati Smirë dhe komuna e Vitisë, sot janë pa “frymë”. Nga mesnata e kaluar, kanë mbetur pa dy banorë të saj, të rinj. Valon e Taulant Ramadani, të dy kusherinj të afërt, kanë humbur jetën mbrëmë, në një aksident rrugor. Vetura, me të cilën po udhëtonin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur jashtë rrugës, në aksin Kllokot-Viti. Sipas Policisë së Kosovës, Valoni (35 vjeç) ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kurse Taulanti (32 vjeç) ka ndërruar jetë në spitalin e Gjilanit, pasi nuk iu ka mbijetuar lëndimeve të marra. Me ta ka qenë edhe një person i tretë (39 vjeçar), i cili në gjendje të rëndë është dërguar në Prishtinë.

Të afërmit dhe shokët e tyre, por edhe gjithë banorë e Smirës, kudo që ndodhen, janë shokuar me këtë lajm. Të pikëlluar me këtë humbje, shumë smiras e personalitete tjera i kanë shprehur ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmve e shokëve të tyre. Madje në shenjë solidarizimi e nderimi, fotografitë e Valonit dhe Taulantit janë postuar në plot statuse private e publike në rrjete sociale.

Vet kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, përmes një telegrami, në emër të tij dhe të institucioneve që përfaqëson, ka ngushëlluar familjen Ramadani, duke shprehur pikëllimin dhe dhembjen për këtë rast. Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Naim Pira la shprehur ngushëllime, gjithashtu.
Këshilli i Fshatit Smirë, përmes kryetarit të tij, Tajar Hyseni, ka shprehur keqardhje për këtë humbje, duke e bashkëndjerê dhembjen me familjen e të afërmit.
Ngushëllime të sinqerta, ka shprehur edhe dega e PDK-së dhe kryetari i saj si dhe këshilltari komunal Bekim Azizi, Qendra e Vetëvendosjes në Viti si dhe zëvendësministrja Fatbardha Emini në emër saj dhe të Forumit të Gruas së LDK-së në Viti. Poashtu këshilltari në Ministrinë e Bujqësisë, Veton Ademi, ka shkruar se është i shokuar dhe i habitur nga lajmi për humbjen e dy bashkëvendasve të tij.

Të dy ishin në moshën më të mirë, në lulëzimin e karrierës dhe biznesit. Por, ëndërrat dhe planet e tyre iu këputën në gjysmë, natë e kobshme.
Taulant (Remzi) Ramadani ishte i martuar. Pas vetes ka lënë gruan dhe dy vajza. Ai ka qenë inxhinier i Elektroteknikës dhe ka qenë me punë në Korporatën Energjetike të Kosovës në Gjilan.
Kurse Valon (Sami) Ramadani ka lindur dhe ka jetuar në Gjermani. Atje ka pasur njê biznes të tij, por ishte duke e hapur edhe një lokal gastronomie në Viti, me synimin qê të punësonte të afërmit dhe të ishte më shpesh në Kosovë. Ai ishte i martuar dhe pas vetes ka lënë gruan dhe një djalë.

Ata do të mbahen mend nga e gjithë shoqëria për sjelljet e tyre korrekte dhe qëndrimin njerëzor. Ishin të afërt, të sinqertë dhe të përkushtuar.

Ngushëllime familjes Ramadani dhe të afërmve!

Shpirti i tyre pastë dritë, në Parajsën e pasosur!

Lamtumirë Valon e Taulant!

Share.

Leave A Reply

© Të gjitha të drejtat e rezervuara