Ka ndërruar jetë Remzije Sejdiu, nëna e dëshmorit Hebib Sejdiu

0

Ka ndërruar jetë, në moshën 74 vjeçare, Remzije Sejdiu, nëna e dëshmorit të kombit, Hebib Sejdiu, nga Smira.

Vdekja e saj ka prekur të gjithë smirasit dhe jo vetëm, sepse Nënë Remzija lindi dhe rriti një djalë që iu përgjigj kushtrimit për liri. Ajo dhe të gjitha nënat e dëshmorëve e luftëtarëve trima për liri, gëzojnë respektin e merituar nga e gjithë shoqëria.

Ceremonia e varrimit do të bëhet nesër, më 18 shtator 2020, në Smirë. Koha e varrimit nuk është caktuar akoma, pasi që nuk dihet kur mund të mbërrijnë familjarët e saj nga diaspora.

Ngushëllime familjes Sejdiu dhe të afërmve të ndjerës!

Share.

Leave A Reply

© Të gjitha të drejtat e rezervuara