Mandatari për krijimin e Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me krerët e tri subjekteve politike: kryetarin AKR-së, Behxhet Pacolli, atë të Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, dhe me kreun e Grupit Parlamentar 6 Plus, Mahir Jagxhillar. Bazuar në marrëveshjet e nënshkruara, AKR-së i është ndarë posti i presidentit, një zëvendëskryeministër, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e FSK-së, ajo e Tregtisë dhe Industrisë dhe 3 zëvendësministra… Partia Pavarur Liberale do të ketë përgjegjësi për një zëvendëskryeministër, për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, atë të Kthimit dhe Komuniteteve, atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe 3…
Autor: Tefik Salihu
Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com po vazhdon të shikohet shumë sidomos nga smirasit, por edhe nga njerëz të tjerë. Sipas statistikave që kemi nxjerrë, për këta dy muaj të funksionimit, faqja është vizituar nga 3225 persona (1898 në janar dhe 1327 në shkurt) nga Kosova dhe shtete tjera-mesatarisht nga 54 vizitorë në ditë. Statistikat tregojnë se koha mesatare që një vizitor ka qëndruar në ueb-faqe është 8·minuta.· Ueb faqja është shikuar në këto shtete: Kosovë 1553Zvicër 825Gjermani 509Francë 108Maqedoni 68Norvegji 50Austri 23Shqipëri 21SHBA 19Suedi 12 Përveç kësaj rreth 60 bashkëvendas tanë na kanë shkruar në librin e mysafirëve dhe mbi 200 persona e kanë pëlqyer…
Profesorit të matematikës, nga Smira, rekordmenit të shumëfushtë të botës në zhonglim me top, Agim Agushi, i bëhen oferta për rekorde të reja. Me kërkesë të Klubit të Rekordeve “Saxonia” me seli në Lajpcig, së shpejti në qytetin e Tetovës do të provoj të regjistrojë një rekord botëror duke goditur topin me kokë në ecje mbi karrige të renditura njëra pas tjetrës. Ai ka planifikuar të krijojë një hark me 200 karrige dhe të bëjë të paktën 10 xhiro duke e goditur topin me kokë. Agimi synon këtë vit të sfidojë dhe njërën nga ndërtesat më të larta në…
Rekomandime për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore Prof. Dr. Arben Mehmeti, ligjërues në Fakultetin e Bujqësisë në Prishtinë Përmirësimi i disa masave teknologjike te kultivimit te drithërave, pemëve dhe perimeve, duke filluar nga zgjedhja e farës e deri te vjelja dhe plasmani i tyre ne treg.Rritja e cilësisë së prodhimeve, ne përputhje me kërkesat bashkëkohore te tregut dhe standardet Evropiane. Prodhimi i perimeve në tunele (serra) si psh. domatja, speci, trangulli, sallata etj. apo në fushë të hapur (të mbjellat speciale, siç është lulelakra, fasulja e njomë, brokoli dhe sallata) nuk kanë nevojë për ferma shumë të mëdha, për…
Pa marrë parasysh sa vozitëse të mira të jeni, do t’ua përkujtojmë disa gjëra të cilat nuk do të guxonit të bëni derisa jeni në automjet. Ani pse ligji është shkronja në letër, disa rregulla duhet t’i respektoni edhe vet në mënyrë që vozitja të jetë e sigurt. Rregull themelor është që gjatë kohës së vozitjes të jeni të përqendruar vetëm në vozitje. Nëse ua thërrasin apo duhet të bëni diçka, ndaluni pa u menduar dy herë. Derisa nuk arrini në parking apo vendpushim, mos bëni asgjë tjetër pos që të vozitni automjetin tuaj. PA USHQIM NË TIMON …
Demonstrojini aftësitë tuaja prej lideri dhe bëhuni mentore e kolegeve dhe kolegëve të rinj. 1. Pranojeni secilën punë që ju ofrohet. Në qoftë se nga shefi juaj kërkoni që t’ju besojë më shumë punë me përgjegjësi, vetëm dëshmojuni se jeni ambicioze, përkushtojuni punës dhe vetvetiu do të jeni kandidate më serioze për avancim. 2. Specializohuni. Mësojeni ndonjë gjuhë të huaj, zotërojeni punën në kompjuter, posaçërisht mësojeni ndonjë program të caktuar, bëhuni eksperte për hulumtim në Internet, informohuni sa më shumë rreth punëve financiare dhe të marketingut, lexoni revista profesionale nga fusha me të cilën…
Mjekët vazhdimisht kanë menduar se mbipesha trupore pengon dobësimin e kockave ose osteoporozën, por kjo ide tashmë sfidohet nga një studim i paraqitur në shoqatën radiologjike të Amerikës Veriore. Studimi sugjeron se dhjami i tepërt në pjesën e barkut tek gratë mund të ndikojë në dobësimin e kockave. Shkencëtarët morën në shqyrtim gjendjen e rreth 50 grave të moshës para menopauzës, për të shqyrtuar një lidhje midis dhjamit në pjesën e barkut dhe dendësisë së masës së kockave. Gjatë studimit, shkencëtarët vunë re se sa më shumë dhjam një grua kishte në pjesën e…
Te ne, në botën zyrtare, ende nuk është ndërtuar tradita e dhurimit. Atëherë, në çfarë rastesh mund të jepet dhurata “zyrtare”? Dhurimi dedikuar të punësuarve, qoftë për mirëseardhje, qoftë për ndarje të ndonjë çmimi, kurorëzimi ose lindjes së fëmijës, ende nuk është bërë gjë e zakonshme. Mirëpo, dhurimi në disa situata mund të ndikojë në forcimin e marrëdhënieve afariste. Këtu hyjnë dhuratat dedikuar partnerëve afaristë, kur dëshironi të uron i ndonjë jubile ose t’i falënderoheni për përfundim të suksesshëm të punës së përbashkët. Po kështu, gjest i mirë është nëse dikujt me anë të dhuratës…
Te ne, në botën zyrtare, ende nuk është ndërtuar tradita e dhurimit. Atëherë, në çfarë rastesh mund të jepet dhurata “zyrtare”? Dhurimi dedikuar të punësuarve, qoftë për mirëseardhje, qoftë për ndarje të ndonjë çmimi, kurorëzimi ose lindjes së fëmijës, ende nuk është bërë gjë e zakonshme. Mirëpo, dhurimi në disa situata mund të ndikojë në forcimin e marrëdhënieve afariste. Këtu hyjnë dhuratat dedikuar partnerëve afaristë, kur dëshironi të uron i ndonjë jubile ose t’i falënderoheni për përfundim të suksesshëm të punës së përbashkët. Po kështu, gjest i mirë është nëse dikujt me anë të dhuratës…
Në këtë trevë niveli i kujdesit shëndetësor të popullsisë para disa decenieve ishte i ulët. Nuk kishte barna dhe as kujdes mjekësor. Në shërimin e sëmundjeve të ndryshme aplikohej mjekësia popullore. Disa gra më të moshuara i shëronin njerëzit sipas traditës me barna popullore. Më vonë kujdesi shëndetësor është ngritur në një nivel më të kënaqshëm. Ambulanca shëndetësore në fshat është hapur në vitin 1988. Deri në këtë kohë, banorët e Smirës shërbimet mjekësore i kanë marrë në Goshicë, Viti, Gjilan e gjetiu. Sot Smira ka disa infermiere dhe mjekë, ndër ta është edhe Hebib Hasani, i cili aktualisht është…
