Pa marrë parasysh sa vozitëse të mira të jeni, do t’ua përkujtojmë disa gjëra të cilat nuk do të guxonit të bëni derisa jeni në automjet. Ani pse ligji është shkronja në letër, disa rregulla duhet t’i respektoni edhe vet në mënyrë që vozitja të jetë e sigurt.
Rregull themelor është që gjatë kohës së vozitjes të jeni të përqendruar vetëm në vozitje. Nëse ua thërrasin apo duhet të bëni diçka, ndaluni pa u menduar dy herë. Derisa nuk arrini në parking apo vendpushim, mos bëni asgjë tjetër pos që të vozitni automjetin tuaj.
PA USHQIM NË TIMON
DVD
Ekranet në automjete duhet që ekskluzivisht të qëndrojnë në hapësirën e ulëseve të pasme. Sytë tuaj duhet të janë të drejtuar 100 për qind në rrugë. Pamjet apo zërat nuk duhet t’u pengojnë.
MUZIKA – JO TEPËR E LARTË
NDIHMA E MIQVE
Kurrë mos hiqni gjëra prej trupit derisa vozitni. Nëse nuk jeni vetëm, le t’ua kalojë syzet bashkudhëtari, le t’u ndihmojnë të hiqni xhaketën, apo diçka të ngjashme. Një moment i shpërqendrimit mund të jetë fatal.
PIJET VETËM NË BAR
Pirja e alkoolit është rreptësisht e ndaluar para apo gjatë vozitjes – e rrezikoni jetën tuaj, por edhe sigurinë e bashkudhëtarëve si dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik. Nëse dëshironi të rifreskoheni, pini pak ujë apo lëng. Më së miri është që pijen ta mbani në vendin e caktuar, të cilin shumica e automjeteve të sotme e kanë.
ZËNKAT VETËM NË KATËR SY
Nëse ziheni derisa vozitni, do të rrisni shpejtësinë pa e hetuar fare, e në të njëjtën kohë iu bie edhe përqendrimi. Zënkat me fëmijët, bashkëshortin apo kolegun, lini për ndonjë vend më të përshtatshëm, nëse ka ndonjë vend të tillë. /Telegrafi/