Në këtë trevë niveli i kujdesit shëndetësor të popullsisë para disa decenieve ishte i ulët. Nuk kishte barna dhe as kujdes mjekësor. Në shërimin e sëmundjeve të ndryshme aplikohej mjekësia popullore. Disa gra më të moshuara i shëronin njerëzit sipas traditës me barna popullore. Më vonë kujdesi shëndetësor është ngritur në një nivel më të kënaqshëm.

Ambulanca shëndetësore në fshat është hapur në vitin 1988. Deri në këtë kohë, banorët e Smirës shërbimet mjekësore i kanë  marrë në Goshicë, Viti, Gjilan e gjetiu. Sot Smira ka disa infermiere dhe mjekë, ndër ta është edhe Hebib Hasani, i cili aktualisht është duke ndjekur studimet për doktoraturë në Neurokirurgji, në Universitetin e Gjenevës.

Leave A Reply