Ueb faqja është shikuar në këto shtete:
Kosovë 1553
Zvicër 825
Gjermani 509
Francë 108
Maqedoni 68
Norvegji 50
Austri 23
Shqipëri 21
SHBA 19
Suedi 12
Përveç kësaj rreth 60 bashkëvendas tanë na kanë shkruar në librin e mysafirëve dhe mbi 200 persona e kanë pëlqyer faqen e Smirës në portalin Facebook.
Komentet që i kemi marrë gjatë kësaj kohe, kanë qenë kryesisht pozitive dhe mirënjohëse. Smirasit shprehin falënderime për këtë hap, me shpresën se nuk do të mungojë mbështetja edhe e të tjerëve, në mënyrë që faqja të jetë sa më e mirë dhe të arrijë objektivat-aktivizmin shoqëror për të mirën e komunitetit dhe ngritjen e cilësisë së jetës në fshat.
Kjo konsideratë për punën tonë na inkurajon edhe më shumë për të vazhduar me më shumë përkushtim për të përcjellur tek ju, kudo që jeni, kënaqësinë dhe ndjenjat e jetës në atdhe, përmes informacioneve, materialeve dhe fotografive nga vendlindja juaj-SMIRA.
Ju falënderojmë për fjalët e mira dhe për mbështetjen që po i jepni faqes së të gjithë smirasve kudo qëjanë: www. fshatismire.com