Rekomandime për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore
Përmirësimi i disa masave teknologjike te kultivimit te drithërave, pemëve dhe perimeve, duke filluar nga zgjedhja e farës e deri te vjelja dhe plasmani i tyre ne treg.
Rritja e cilësisë së prodhimeve, ne përputhje me kërkesat bashkëkohore te tregut dhe standardet Evropiane.
Prodhimi i perimeve në tunele (serra) si psh. domatja, speci, trangulli, sallata etj. apo në fushë të hapur (të mbjellat speciale, siç është lulelakra, fasulja e njomë, brokoli dhe sallata) nuk kanë nevojë për ferma shumë të mëdha, për dallim nga kulturat e mekanizuara, siç janë ato për industri (domatja, trangulli etj), patatja dhe kulturat lavërtare (drithërat, bimët foragjere etj.).
Përdorimi i ujitjes pikë-pikë, pasi që efektiviteti i ujitjes me pika përllogaritet në 75-95 %, kundrejt vetëm 25-50 % të ujitjeve sipërfaqësore me hulli dhe 70-80 % të ujitjeve në formë shiu.
Ujitja me pika minimizon humbjet e ujit për shkak të evapotranspirimit, rrjedhjeve sipërfaqësore dhe depërtimit në thellësi të tokës. Rritet efektiviteti i shfrytëzimit të energjisë. Sistemet e ujitjes me pika funksionojnë në presione të ulëta dhe për këtë arsye kërkojnë më pak shpenzime për energji.
Me ujitje pikë-pikë zvogëlohet mundësia e shfaqjes së sëmundjeve dhe barërave të këqija. Meqenëse gjatë ujitjes me pika gjethet e bimëve mbeten të thata, kufizohet ndjeshëm mundësia e zhvillimit të sëmundjeve.
Praktika moderne e plehërimit mbështetet në aplikimin e pandërprerë të plehrave, në çdo ujitje. Megjithatë, shpesh është e këshillueshme që përpara mbjelljes së bimëve të përdoret një sasi plehrash, në formën e plehërimit bazë.
Materiali mbjellës i çdo kulture duhet të jetë cilësor për të arritur rendimente dhe cilësi të mirë.
Për pataten ka më shumë detaje, pasi që mbillet në çdo familje
Patatja kërkon toka të kulluara, të shkrifta, të përshkueshme nga uji, ajri dhe nxehtësia, që të zhvillohen mirë stolonet dhe zhardhokët. Në toka të ngjeshura rrënjet zhvillohen dobët, stolonet degëzohen, fitojmë zhardhokë të deformuar dhe organet nëntokësore nuk i plotësojnë kërkesat me oksigjen.
Plehërimi i patates:
Për varietetet e hershme: Për varietetet e vonshme:
100-140 kg/N 140-200 kg/N
110-150 kg/P205 110-150 kg/P205
160-260 kg/K20 200-350 kg/K20.
Gjatë kultivimit të patates fermerët për zgjedhjen e varietetit duhet te kenë parasyshe:
• Varieteti të ketë potencial të lartë prodhues dhe që kërkohet nga tregu.
• Varieteti t’u përshtatet kushteve klimatiko-tokësore të rajonit kultivues.
• Të zgjidhet varieteti që u reziston patogjenëve (sëmundjeve) që paraqiten në atë rajon.
• Materiali mbjellës të jetë cilësor
Koha, dendësia, norma, distancat dhe thellësia e mbjelljes të bëhen në afate, norma dhe precizitet, varësisht nga karakteristikat e varietetit dhe kushtet e kultivimit.
Ujitja aty ku ka kushte dhe mundësi të zbatohet sipas kërkesave të bimëve, posaçërisht në fazat kritike të rritjes dhe zhvillimit të tyre.
Vëmëndje t’u kushtohet kontrollit të sëmundjeve, dëmtuesve dhe barërave të këqija si nëpërmjet masave agronomike, ashtu edhe trajtimeve me preparate kimike dhe biopesticide.
Për kultivimin e fidanëve (rasadit) të perimeve duhet pasur parasysh:
• Kultivimi i fidaneve tё perimeve nё kaseta (kubik)
• Pёrdorimi i substrateve tё pёrshtatshme pёr kultivimin e fidanëve
• Ndёrrimi i fidanëve tё perimeve nё vendin e pёrhershёm sё bashku me substratin e tij (jo me sistem rrёnjor tё zhveshur)
• Pёrdorimi i sistemit tё ujitjes pikё-pikё
• Tё ushqyerit e bimёve pёrmes sistemit tё ujitjes (fertigimi)
• Mundёsitё e kultivimit mё herët nё pranverё deri nё vjeshtёn e vonshme tё kёtyre llojeve tё perimeve, pёrmes mbulimit tё rendeve nё fushё me folie plastike
• Kultivimi i shalqirit pёrmes shartimit dhe
• Kultivarёt (hibridet) e rinj, me produktivitet tё lartё.
Zgjedhja e tokës për mbjellje ka rëndësi dhe zakonisht tokat me ekspozicion nga dielli janë më të mira, ndërsa tokat më të përshtatshme për mbjelljen e perimeve janë:
tokat e lehta
tokat e shkrifta
tokat e përshkueshme
tokat e thella
tokat me struktur të mirë
tokat te pasura me humus
tokat te painfektuara nga barojat, sëmundjet dhe dëmtuesit
Më rëndësi në qarkullimin bimor ka edhe njohja e grupimeve të perimeve në familje:
Familja solanore (Solonaceae) – speci, domatja, patlixhani, patatja
Familja bishtajore (Fabaceae) – fasulja kokërr, fasulja bishtajore,
Familja kungullore (Cucurbitaceae) kastraveci, bostani, pjepri, kungulli
Familja qepore (Aliliaceae) qepa, hudhra, preshi,
Familja kryqore (Brassicaceae) lakrat e ndryshme, rrepat
Familja labotore (Chenopodiaceae) spinaqi, labotën
Familja mëllagore (Malvaceae) bamja etj.
Qarkullimi i vogël bëhet brenda një viti me lëvizjen e kulturave perimore brenda një parcele (kopshti). Kjo bëhet pas një viti. Dihet së perimet e së njëjtës familje preken nga të njëjtat sëmundje.
Viti i I Viti i II
1. Fasule bishtajë 1. Qepë e thatë
2. Karrotë 2. Fasule bishtajë
3. Kastravec 3. Karrotë
4. Domate 4. Kastravecë
Qarkullimi i madh realizohet atëherë kur bëjmë qarkullimin e perimeve me kultura të tjera joperimore, parcela e perimeve një herë në 4-5 vjet mbillet me kultura joperimore.
.1.Fasule bishtajë Grurë
2. Karotë ose
3. Trangull Misër
4. Domate ose
5. Qepë Jonxhë
Qarkullimi i kombinuar
1. Grurë Shalqin
2. Domate Grurë
3. Trangull Domate
4. Spec Trangull
5. Shalqin Spec
1 Koment
Sa duhet pleh i shtalles për një hektar shalqin ju lutem me tregoni sa traktora