Pacolli_thaciMandatari për krijimin e Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, ka nënshkruar marrëveshje koalicioni me krerët e tri subjekteve politike: kryetarin AKR-së, Behxhet Pacolli, atë të Partisë së Pavarur Liberale, Sllobodan Petroviq, dhe me kreun e Grupit Parlamentar 6 Plus, Mahir Jagxhillar. Bazuar në marrëveshjet e nënshkruara, AKR-së i është ndarë posti i presidentit, një zëvendëskryeministër, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e FSK-së, ajo e Tregtisë dhe Industrisë dhe 3 zëvendësministra…

 

 Partia Pavarur Liberale do të ketë përgjegjësi për një zëvendëskryeministër, për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, atë të Kthimit dhe Komuniteteve, atë të Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe 3 zëvendësministra. Ndërsa, Grupit 6 Plus i janë ndarë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe 6 zëvendësministra. Vetë PDK-ja nuk ka publikuar se cilat ministri do t’i ketë, ndërsa lideri i saj, Hashim Thaçi, shprehu bindjen se do të votohet qeveria e re dhe institucionet tjera të krijuara, bazuar në këto marrëveshje./rel/
 

 

Leave A Reply