Shkencëtarët këshillojnë konsumimin e çokolatës në vend të shurupeve të ndryshëm, të cilët janë të dëmshëm në mjekimin e kollës te fëmijët dhe të rinjtë nën moshën 18 vjeçare. The Telegraph njofton se studiuesit nga Instituti Ndërkombëtar i Anglisë për mushkëritë dhe zemrën kanë theksuar se përbërësi teobromin (i pranishëm në kakao dhe çokollata), ndihmon… në heqjen e kollës, ndërsa pasi të testohet për dobinë e tij do të hidhet në treg në trajtë ilaçi brenda dy vjetësh.Specialistët deklarojnë se vetëm një cope çokolatë e idhët ndihmon në qetësimin e kollës, por ata pohojnë se nuk janë bërë akoma…
Autor: Tefik Salihu
Gërhitja harxhon energji gjatë kohës së gjumit, që rezulton me humbjen e kalorive. Sa më shumë që gërhitni do të humbni më shumë kalori, thonë shkencëtarët. Shkencëtarët kanë zbuluar se personat të cilët kanë probleme serioze më gërhitjen harxhojnë rreth 2.000 kalori në ditë gjatë kohës kur pushojnë (vlerë e cila është për 1.626 kalori më e lartë se “gërhitësit e dobët”)…. Ende nuk dihen vetitë pozitive të gërhitjes, ndërsa shkencëtarët paralajmërojnë se gërhitja mund të shkaktojë probleme tjera shëndetësore, si dhe mund të shkaktojë rritjen në peshë, pavarësisht se shpenzon më shumë kalori. Gërhitja harxhon energji gjatë kohës…
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë se më qëllim të informimit të qytetarëve vitias në lidhje me procesin e Regjistrimit të popullsisë, në Shtëpinë e Kulturës Gursel dhe Bajram Sylejmani në Viti do të mbahet një takim ku qytetarët vitias për së afërmi mund të njihen me procesin e regjistrimit. Takimi do të mbahet me 17.03.2011 në Sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë në ora 10:00.
Mësuesja Habibe Ibishi, nga Smira, edhe sot më 7 Mars, në Ditën e Mësuesit, po bënte rrugën e zakonshme për në shkollë, ashtu siç ka bërë qe mbi katër decenie. Sivjet bëhen 42 vite të karrierës së saj të suksesshme, si punëtore e arsimit. Ajo u ndal disa herë në oborr nga nxënësit, të cilët me lule e puthje ia uronin 7 Marsin. Veteranja e arsimit, rrugën e saj prej mësueseje, e quan një mision të gjatë që kërkon përkushtim dhe përgjegjësi, pasi nxënësit mbështetjen dhe besimin më të madh e kanë te mësuesi…. “Punën si mësuese e kam…
Mësuesja Habibe Ibishi, nga Smira, edhe sot më 7 Mars, në Ditën e Mësuesit, po bënte rrugën e zakonshme për në shkollë, ashtu siç ka bërë qe mbi katër decenie. Sivjet bëhen 42 vite të karrierës së saj të suksesshme, si punëtore e arsimit. Ajo u ndal disa herë në oborr nga nxënësit, të cilët me lule e përqafime ia uronin 7 Marsin. Veteranja e arsimit, rrugën e saj prej mësueseje, e quan një mision të gjatë që kërkon përkushtim dhe përgjegjësi, pasi nxënësit mbështetjen dhe besimin më të madh e kanë te mësuesi… “Punën si mësuese e kam filluar në vitin…
Adem Jashari lindi më 28 nëntor 1955, në Prekaz të Drenicës,. I ati Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, që koincidon me Ditën e Flamurit. Xha Shabani ishte bujk, por pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit. Mirëpo, ai do të largohet nga procesi mësimor, për shkak të veprimtarisë atdhetare. Ai vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmit. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj,…
Faqja e Smirës arkiva.fshatismire.com, po vazhdon të shikohet shumë nga smiras dhe të tjerë njerëz. Për këta dy muaj të funksionimit, faqja është vizituar nga 3225 persona (1898 në janar dhe 1327 në shkurt) nga Kosova dhe shtete tjera-mesatarisht nga 54 vizitorë në ditë. Koha mesatare që ata kanë kaluar për çdo shikim të faqe është 8 minuta. Ueb faqja është shikuar në këto shtete: Kosovë 1553 Zvicër 825 Gjermani 509 Francë 108 Maqedoni 68 Norvegji 50 Austri 23 Shqipëri 21 SHBA 19 Suedi 12
Shtëpia ku jetonin vëllezërit Esat dhe Ilaz Ramadanit në Smirë, është djegur dje nga një zjarr i rrufeshëm. Sipas informacioneve nga terreni, zjarri ka shpërthyer papritmas, rreth orës 15:00. Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Viti, Naser Abazi, tregoi se për fat të mirë pasoja në njerëz nuk ka pasur, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. “Ne kemi intervenuar menjëherë, por ka qenë e kotë. Nuk kemi mundur të bëjmë asgjë, sepse zjarri kishte djegur shtëpinë 3 dhomëshe, inventarin dhe kulmin”, ka thënë Abazi. Sipas tij, nuk dihen shkaktarët e zjarrit… Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të lajmërojnë më…
Banorët e fshatit Smirë janë të vetëdijshëm se janë me fat për bukuritë që u ka dhuruar natyra. Prandaj edhe nuk e lënë pa i shijuar ato. Smiras, qoftë vetëm, apo në grupe, varësisht nga lidhjet familjare apo shoqërore, çdo vikend, disa edhe më shpesh, dalin në piknik, për të ecur nëpër male, për relaks dhe për argëtim e pushim. Të dielën e fundit të shkurtit, edhe ne kaluam një pjesë të kohës me disa prej tyre, për të shijuar bashkë këtë atmosferë që krijojnë. Makina nuk na u ngjit shumë lart, për shkak se rruga ishte me borë. Na…
NJOFTIM Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 83-vjeçare, ka vdekur Hazbije Misini (nëna e Islam, Kemajl, Sylë e Lulzim Misinit). Pritja për ngushëllime po bëhet në Smirë dhe do të zgjasë deri të shtunën në mbrëmje, më 5 mars 2011. Ky është rasti i tretë i vdekjes në familjen Misni për më pak se dy muaj. Para dy muajve, në Gjermani, kishte ndërruar jetë Zenel Misni, kurse më 23 shkurt 2011 vdiq haxhi Xhavit Misini. Ngushëllime familjes Misini!
