Shtëpia ku jetonin vëllezërit Esat dhe Ilaz Ramadanit në Smirë, është djegur dje nga një zjarr i rrufeshëm. Sipas informacioneve nga terreni, zjarri ka shpërthyer papritmas, rreth orës 15:00. Zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Viti, Naser Abazi, tregoi se për fat të mirë pasoja në njerëz nuk ka pasur, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale. “Ne kemi intervenuar menjëherë, por ka qenë e kotë. Nuk kemi mundur të bëjmë asgjë, sepse zjarri kishte djegur shtëpinë 3 dhomëshe, inventarin dhe kulmin”, ka thënë Abazi. Sipas tij, nuk dihen shkaktarët e zjarrit…
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të lajmërojnë më shpejt kur ka zjarre, sepse sipas tij, në këso raste minutat janë të mëdhenjë.
“Shpesh ndodhë që nuk lajmërohemi me kohë dhe kur mbërrijmë zjarri e bën të veten”, ka thënë Abazi.
Ai ka njoftuar qytetarët se rastet e zjarreve mund t`i lajmërojnë në tel: 112 apo në telefonin kujdestar të Brigadës së Zjarrfiëksve në Viti 0280/381-599.