Autor: Tefik Salihu

Pas një sëmundje të rëndë dhe të gjatë, në moshën 80 vjeçe, ndërroi jetë Fatime Rrahmani (gruaja e Mulla Shabanit). Ceremonia e varrimit do të bëhet të enjten, më 11 gusht 2011, nga ora 13:00, në varrezat e fshatit Smirë. Ngushëllimet për të ndjerën do të pranohen deri më 17 gusht 2011.     Ngushëllime familjes Rrahmani dhe të afërmve! 

Read More

Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri, është zgjedhur lojtari më i mirë i vitit në Zvicër. Ceremonia e shpalljes së më të mirëve të vitit, e njohur ndryshe si nata e 14-të e futbollit zviceran, është mbajtur mbrëmë në stadiumin “Stade de Suisse” në Bernë. Anëtari i Baselit, 19 vjeçari, Shaqiri, vitin e kaluar u shpall lojtari më i mirë i ri i Zvicrës, ndërsa nga ajo kohë ka përparuar edhe më shumë. Ai fitoi në konkurrencë me Gokhan Inlerin dhe Diego Benaglion. Shaqiri është futbollisti i parë shqiptar që shpallet më i miri i vitit në një vend evropian.   “Jam…

Read More

Pas një sëmundje të rëndë, të premten, më 29.07.2011, në moshën  69 vjeçe, në Smirë ndërroi jetë Hanife Ramadani, gruaja e Haxhi Nezir Ramadanit. E pamja për të ndjerën do të jetë e hapur në Smirë, shtatë ditë, deri të premten, më 5 gusht 2011. Ngushëllime familjes dhe të afërmve të saj!  

Read More

Me moton “Faleminderit Mërgimtarë” institucionet komunale të Vitisë do të organizojnë një varg aktivitetesh në ditën e mërgimtarëve të komunës së Vitisë e cila shënohet me 1 gusht gjithashtu mërgimtarët tanë do të pritën edhe nga Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli.  Më  këtë rast për shënimin e kësaj dite për të gjithë bashkatdhetarët të cilat janë në pushime verore në vendin tonë është paraparë agjenda si vijon:    AGJENDA 10.00 -10.30  Vizitë Kompleksit Memorial – Varrezat e Dëshmorëve në Viti 10.30-11.45  Vizitë Muzeut Historik – Shkolla e Parë Shqipe Stubëll 10.45 -11.30  Kafe e përbashkët në Stubëll të Epërme…

Read More

Shtatëmbëdhjetëvjeçari Jetmir (Rrahman) Halili nga fshati Smirë, synon që një ditë të arrijë majat e boksit botëror. Ka nëntë vite që ai merret aktivisht me këtë sport në Gjermani dhe është i vendosur që ta vazhdojë me ngulm këtë rrugë. Për këtë, thotë se  e kanë frymëzuar  kolosë të mëhershëm të boksit.   “Kur i kam pasur 8-9 vjet, e shikoja me admirim se si boksonte Luan Krasniqi. Të gjithë flisnin për të. Mua më pëlqente  edhe si boksier, por edhe si personalitet i shkolluar. Prej tij e kam marrë frymëzimin e parë dhe më ka hyrë në qef boksi.…

Read More

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Vitisë se seancën e –VIII-  të rregullt e   Kuvendit të Komunës së Vitisë do të mbahet me 29.07 .2011 ( E Premte )  duke filluar me punë që nga ora 10:oo h.Seanca do të mbahet në Sallën e Kuvendit në shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani”në Viti dhe është e hapur për të interesuarit.     Për këtë mbledhje kryesuesi i kuvendit ka paraparë rendin e ditës si vijon: 1. Aprovimi i procesverbalit –VII- nga seanca e  Kuvendit të Komunës së Vitisë. 2. Shqyrtimi i Kornizës afatmesme buxhetore 2012 – 2014 3.…

Read More

Nga organet kompetente të Norvegjisë konfirmohet se Lejla Selaci rezulton e vrarë, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, nëpërmjet ambasadorit të Republikës së Kosovës në Suedi, Lulzim Peci. Lejla Selaci deri tash gjendej në mesin e të zhdukurve të tragjedisë që ndodhi para një jave në Norvegji.Në momentin e hapjes së zjarrit nga 32-vjeçari Anders Bering Breivik, 17-vjeçarja, me prejardhje nga Vushtrria, ishte në një delegacion në Konventën e të Rinjve në ishullin Utoja.”Anders Bering Breivik ka pranuar se ka kryer masakrat me pasojë vdekjen e 76 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Kjo është ngjarja…

Read More

Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Vitisë kërkon nga shfrytezuesit e ujit të pijëshëm që të jenë racional në shfrytëzimin e tij dhe të mos keqpërdorin atë përndryshe do të përbalen me sanksione sipas sipas rregulloreve në fuqi. Gjithashtu kjo drejtori kërkon nga qytetarët që të mos dhezin fushat pas korrjes së grurit me qëllim që të mos rrezikohet jeta e qytetarëve dhe pasuria e tyre por njëkohësishtë të ruhet edhe ambient që i rrethon.     

Read More

Gatimi në përgjithësi paraqet një kënaqësi, megjithëse ka momente kur kjo na vjen në majë të hundës – në situatat kur, ta zëmë, grijmë qepën. Përveç lotëve, te qepa na pengon edhe era e saj që mbetet në duar edhe pasi t’i lajmë ato. Si ta heqim qafe atë erë?   Zgjidhja gjendet në lëngun e limonit. Mjafton të fusni duart në lëngun e limonit dhe duart do të kenë erë të këndshme e të freskët, sepse përbërësit e limonit neutralizojnë erën e pakëndshme të qepës.Një zgjidhje tjetër do të ishte uthulla e përzier me ujë, pastaj larja e duarve…

Read More