Me moton “Faleminderit Mërgimtarë” institucionet komunale të Vitisë do të organizojnë një varg aktivitetesh në ditën e mërgimtarëve të komunës së Vitisë e cila shënohet me 1 gusht gjithashtu mërgimtarët tanë do të pritën edhe nga Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli. Më këtë rast për shënimin e kësaj dite për të gjithë bashkatdhetarët të cilat janë në pushime verore në vendin tonë është paraparë agjenda si vijon:
AGJENDA
10.00 -10.30
Vizitë Kompleksit Memorial – Varrezat e Dëshmorëve në Viti
10.30-11.45
Vizitë Muzeut Historik – Shkolla e Parë Shqipe Stubëll
10.45 -11.30
Kafe e përbashkët në Stubëll të Epërme
11.30 -12.10
Vizitë shkollës së parë shqipe në Pozheran
12.10 -12.40
Vizitë Kompleksit memorial “Gursel e Bajram Sylejmani” në Sadovinë e Jerlive
13.00 – 14.00
Pritje e përbashkët – Ndejë me mërgimtarët dot të jetë prezent edhe Ministri i Diasporës z. Ibrahim Makolli. – Restaurant “DAJTI” – Gërmovë
14.30 -15.00
Vizitë përmendores së dëshmorit “Nijazi Azemi “ – sheshi kryesor Viti
15.00 – 18.00
Pushim i lirë
18.00- 22.00
Komuna e Vitisë fton mërgimtarët që të marrin pjesë gjatë shënimit të kësaj dite me 01.08.2011 ( e hënë ) dhe njëkosisht uron atyre pushime të këndshme duke i falënderuar për kontributin e tyre të dhënë për vendin.