Autor: Tefik Salihu

Tetë nxënës të dalluar në mësime dhe në sjellje, nga klasat e shtata, të teta dhe të nënta, të Shkollës Fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, u nisën për pushime në Shqipëri. Ata do të jenë mysafirë të Hotelit “KoSmira”, në Golem, me pronar smirasin, Emrush Ferizin. Nxënësit nga Smira do të qëndrojnë atje katër netë dhe nga nikoqiri do ta kenë falas komplet qëndrimin, duke përfshirë fjetjen, ushqimin dhe plazhin. Nxënësit po i shoqëron sekretari i shkollës Isak Rexhepi. Ai ka thënë se janë përgatitur mirë, para se të nisen në këtë udhëtim, në mënyrë që pushimi të…

Read More

Prindër dhe arsimtarë të shkollës fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, në Smirë, janë të gatshëm të mbështesin dhe të realizojnë projektin “Renovimi i klasës”, që do të sponsorizohet nga Programi Tehemelor për Arsim-Basic Education Program, të USAID-it. Në një takim të mbajtur mbrëmë, nismëtari i këtij projekti,   arsimtari i Gjuhës Angleze, Arif Zuka, i njoftoi të pranishmi me rëndësinë dhe efektet që do të prodhojë klasa model për nxënësit. “Unë kam besuar në përkrahjen tuaj dhe kam aplikuar për këtë projekt. I kam parë në internet në faqen bep-ks.org dhe më ka pëlqyer si me pak mjete dhe angazhim…

Read More

Shitësja në  market  u habit kur kërkuam  95 qirinj të ditëlindjes. Ajo, thjesht nuk besonte se i kishim për ditëlindjen e vetëm një njeriu. Befasinë axhës Kadri Pajaziti nga Smira, ia kishte përgatitur familja. Për ditëlindje i kishte bërë një tortë  të madhe sepse duhej vend për gjithë ata qirinj.  Ai i mbushi rrafsh 95 vjet. Kjo vizitë e portalit tonë është menduar të bëhet më herët, por e kemi shtyrë për simbolikë edhe të ditëlidnjes së axhës Kadri.   Sipas psikologëve, njeriu i ka tri mosha: e para është biologjike, e dyta si ndihet  dhe e treta si duket njeriu. E, xha Kadri me gati një shekull…

Read More

Ftohen prindërit e nxënësve të klasës së mësueses Saranda Jetishi dhe arsimtarit të Gjuhës Angleze Arif Zuka, në një takim për të diskutuar në lidhje me projektin “Renovimi i klasës”.  Projekti sponsorizohet nga USAID-i amerikan, kurse pjesëmarrja e prindërve është e domosdoshme. Shikoni shembuj në  www..bep-ks.org Takimi do të mbahet të shtunën, më 12 maj 2012, nga ora 19:00, te shkolla, në Smirë.

Read More

Qindra tė rinj smiras kanė pasur rastin sot tė dėgjojnė mesazhe kundėr migrimit ilegal nė vendet e ndryshme tė Evropės. “Ardhmėria jonė ėshtė kėtu. Ardhmėria jemi ne” dhe “Migrimi ilegal nuk ėshtė zgjidhje”,ishin moto tė njė koncerti qė u mbajt nė Smirė, nėn organizimin eOrganizatės Ndėrkombėtare pėr Migrim-IOM.   Zyrtari i Zyrės pėr Integrime Evropiane nė Viti, Florim Ibrahimi, tha pėrportalin tonė se nė kėtė fushatė janė pėrfshirė disa vendbanime mė tėmėdha tė komunės si: Vitia, Smira, Skifteraj dhe Pozherani.  “Ne po embėshtesim IOM-in pėr organizimin e kėtyre koncerteve. Po ju sigurojmėlokacionet ku do tė performojnė artistėt dhe po ju  shpėrndajmė…

Read More

Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se seanca e 4 e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë do të mbahet me 16.05.2012 (e mërkurë) në ora 10:00h. Seanca mbahet në Sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” dhe është e hapur për të interesuarit. Gjithashtu kjo senacë do të transmetohet drejtëpërdrejtë në uebfaqën e Komunës së Vitisë. Për këtë rend dite kryesuesi i Kuvendit propozon këtë : Rend Dite 1. Aprovimi i procesverbalit -III- nga seanca e Kuvendit të Komunës së Vitisë. 2. a) Propozim vendimi për shfuqizimin e autorizimit të Kryetarit të komunës së Vitisë…

Read More