Njoftohen qytetarët e Komunës së Vitisë se seanca e 4 e rregullt e Kuvendit Komunal të Vitisë do të mbahet me 16.05.2012 (e mërkurë) në ora 10:00h. Seanca mbahet në Sallën e Kuvendit në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” dhe është e hapur për të interesuarit. Gjithashtu kjo senacë do të transmetohet drejtëpërdrejtë në uebfaqën e Komunës së Vitisë. Për këtë rend dite kryesuesi i Kuvendit propozon këtë : Rend Dite
1. Aprovimi i procesverbalit -III- nga seanca e Kuvendit të Komunës së Vitisë.
2. a) Propozim vendimi për shfuqizimin e autorizimit të Kryetarit të komunës së Vitisë që të ketë të drejtën e këmbimit të pronës komunale me ate shoqërore të menaxhuara nga Agjensioni Kosovar i Privatizimit –AKP-ja
b) Propozim vendimi për autorizimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë për fillimin e negociatave për këmbimin e pronës komunale me pronë shoqërore e cila menaxhohet dhe administrohet nga Axhensioni Kosovar i Privatizimit(AKP).
3. Pasqyrat Financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Mars 2012
4. Shqyrtimi i kërkesës së degës së LDD-së për zëvendësim në KPF.
5. Propozimi për ndryshimin e Rregullores për mbrojtjen e mjedisit të komunës së Vitisë.
6. Shqyrtimi i planit të punës të zyrës së informimit për periudhën Janar-Dhjetor 2012.
7. Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e monumentit përkujtimor për Sahit Gorani, Zukë Zuka dhe Balë Ahmeti në ngastrën kadastrave 1090-0 ZK Gërmovë.