arsimtari i Gjuhës Angleze, Arif Zuka, i njoftoi të pranishmi me rëndësinë dhe efektet që do të prodhojë klasa model për nxënësit. “Unë kam besuar në përkrahjen tuaj dhe kam aplikuar për këtë projekt. I kam parë në internet në faqen bep-ks.org dhe më ka pëlqyer si me pak mjete dhe angazhim fizik mund të bëhen ndryshime të mëdha në shkollë, të cilat janë thelbësore për procesin mësimor”, tha arsimtari Arif.
Të pranishmit kanë shprehur entuziazmin e tyre për t`u përfshirë në aksion në mënyra të ndryshme. “Ne e çmojmë këtë iniciativë dhe projekt, sepse edhe më herët me disa prind kemi biseduar si ta renovojmë këtë klasë, vetëm na tregoni çka duhet të bëjmë ne prindërit”, thotë Albër Ibishi.
Arsimtari Arif i njoftoi prindërit se Programi Themelor për Arsim ofron ngjyrat për mure dhe për këmbëzat e tavolinave dhe karrigeve, mjetet për lyerje si dhe dërrasat e reja për banka. Kurse riparimin e bankave dhe karrigeve duhet ta bëjnë prindërit dhe arsimtarët, plus nëse dëshirojmë të bëjmë ndonjë punë shtesë siç janë perdet ose rregullimi i poqave elektrik, këtë duhet ta investojnë prindërit.
Tashmë njerëzit ishin lajmëruar se çka mund të bëjnë për këtë projekt: disa janë të gatshëm të bëjnë lyerjen, disa të ofrojnë mjete pune, disa të saldojnë, e disa të tjerë të kontribuojnë me mjete financiare.
Sidoqoftë, u vendos që klasa ku mësojnë nxënësit e mësueses Saranda Jetishi dhe arsimtarit Arif Zuka, do të renovohet deri në fillim të qershorit. Arsimtari Arif u zotua se do të lajmërojnë personat përgjegjës të projektit në USAID dhe puna mund të fillojë shumë shpejt.