Edhe nxënësit e klasës së parë të mësuesit Izet Sylejmani, në shkollën fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, shënuan në mënyrë simbolike përfundimin e librit të tyre të parë-Abetares. Ata bashkë me prindërit dhe mësuesin e tyre u gëzuan shumë që arritën ta përvetësojnë alfabetin tonë dhe të jenë të gatshëm që tash e tutje të lexojnë vet edhe libra tjerë. Në një festë të vërtetë, nxënësit e kësaj klase prezantuan para prindërve dhe mësimdhënësve e nxënsve të shumtë një program artistik, me recitime, këngë e valle. Të gjithë ishin të lumtur dhe të gëzuar për këtë sukses. Ata thonin se…
Autor: Tefik Salihu
Kush këndon, keq s`mendon
Ngushëllimet për Mirishahe Kçiku (motra e Murat Halilit) do të pranohen edhe në fshatin Smirë. Ajo ishte e martuar në Gjilan, kurse ndërroi jetë para një jave në moshën 54 vjeçe, në Gjilan, pas një sëmundjeje të rëndë. Ngushllimet pranohen në odën e Haxhi Muhabi Halilit në Smirë deri më 27.05.2012. Ngushëllime familjeve Halili dhe Kçiku dhe të afërmve të së ndjerës.
Deti është si fëmija-edhe të kënaqë edhe të djegë.
Është gjynah të shkosh mu buzë detit dhe të mos i biesh gjylyt ujit. Mirëpo kur gjen pritje vëllazërore, nuk të pengon asgjë që të kënaqesh. Një grup prej 8 nxënësish të dalluar nga shkolla fillore “Dëshmorët e 5 Prillit’, të Smirës, për pesë ditë sa qëndruan në Golem të Shqipërisë, nuk e panë diellin me sy. Megjithatë, ata thonë të kenë gjetur ngrohtësi tek kompleksi turistik “KoSmira”, me pronar smirasin Emrush Ferizi. Kjo ua bëri të paharrueshëm pushimin. Me ftesë të Emrushit, Yllka Salihu, Lindon Misini, Besiana Haliti, Çlirim Agushi, Nazife Hetemi, Eron Ramadani, Saranda Sejdiu e Shqiponjë Hamiti,…
Shtegu me kubëza betoni në oborrin e shkollës, ministacionet për pritjen e autobusit dhe perdet në shkollë, janë tri projekte që janë zgjedhur nga Forumi për Iniciativa Qytetare-FIQ dhe banorët e Smirës për t`u realizuar në fshat. Një grup smirasish, njoftuan përfaqësuesin i donatorit, FIQ, Nazim Haliti, për rrjedhën e aksionit për mbledhjen e fondeve shtesë, përveç atyre që jep kjo organizatë, në mënyrë që të realizohen sa më shumë projekte nga lista e propozuar më herët. “Ne kemi biseduar dhe jemi konsultuar në lidhje me mundësinë e realizimit të projekteve që të cilat i kemi propozuar: Ndriçimi publik…
Fati ndihmon të guximshmit.
Kuvendi komunal i Vitisë ka miratuar Propozim-vendimi për caktimin e lokacionit për ndërtimin e monumentit përkujtimor për Xukë Xukën, Balë Ahmetin dhe Sahit Goranin, në ngastrën kadastrave 1090-0 ZK Gërmovë. Ndryshe, Smira dhe Gërmova kanë ngritur nismën për kthimin e eshtrave në vendlindje të tre dëshmorëve të Luftës së Sojevës më 1912, Xukë Xuka e Bajram Ahmeti nga Smira dhe Sahit Gorani nga Gërmova. Këta tre atdhetarë, ranë heroikisht në luftë kundër njësive ushtarake serbe në vendin e quajtur Roga, midis Ferizajt dhe Sojevës, ku edhe janë varrosur nga banorët lokalë në një varr të përbashkët, në një arë-pronë private.…
E vërteta është si drita-sapo krijohet një vrimë ajo del në sipërfaqe.
Në klasën I-1 të Shkollës Fillore “Dëshmorët e 5 Prillir”, në Smirë, ka qenë festë e vërtetë. Me këngë, valle e recitale, nxënësit e kësajklase të gëzuar mbaruan Abetaren. Ishte mësuesja Adile ajo e cila 32 nxënësve ua mësoi 36 shkronjta e alfabetit, një nga një. Ajo ndihej e lumtur për këtë sukses të nxënësve kurse prindërit present ishin të gëzuar për këtë gjë. Të gjithë së bashku kaluan momente të mira, në një manifestim të organizuar enkas për këtë rast, duke shënuar në mënyrë simbolike përpunimin e librit të parë-Abetares dhe kalimin në faza tjera të mësimit. Ibush Ramadani ndihej jashtëzakonisht i lumtur që vajza e tij,…
