për rrjedhën e aksionit për mbledhjen e fondeve shtesë, përveç atyre që jep kjo organizatë, në mënyrë që të realizohen sa më shumë projekte nga lista e propozuar më herët. “Ne kemi biseduar dhe jemi konsultuar në lidhje me mundësinë e realizimit të projekteve që të cilat i kemi propozuar: Ndriçimi publik në fshat, dollapët për libra nëpër klasë, ministacionet për prijten e autobusëve, shtegu për nxënës në oborrin e shkollës dhe perdet në pjesën e përparme të shkollës. Mirëpo, dy të parat i kemi larguar nga lista sepse janë edhe më të shtrenjta edhe më pak qëndrueshme. Psh. ne jemi interesuar për ndriçimin publik, por kemi hequr dorë sepse nuk kemi gjetur mënyra ose zgjidhje për pagesën e harxhimeve të rrymës. Ato komuna nuk i mbulon, prandaj nuk kemi rrezikuar nëse fshati do t`i mbledhë apo jo, çdo muaj të hollat. Sepse kemi raste kur KEK-u i ka shkyqur nga rrjeti ndriçimet publike në vendbanimet ku nuk janë paguar me kohë borxhet”, tha administratori i fshatit Smirë, Bekim Azizi. Ai njoftoi se deri më tani janë mbledhur 640 Sfr në diasporë, konkretisht nga disa bashkatdhetarë në Gjenevë, dhe këtu në fshat janë mbledhur 200 euro. Kështu që, sipas tij duhet të bëhet edhe një fushatë gjatë javës së ardhshme në mënyrë që të plotësohet shuma prej mbi 6500 eurosh për të realizuar të tri projektet e zgjedhura. Zëvendësdrejtori i FIQ-it, Nazim Haliti, inkurajoi grupin që të vazhdohet me punë, siç janë mbledhja e ofertave me çmimet për punët që do të kryhen, rishikimi i projekteve dhe popozoi një takim të ri pas një jave, në mënyrë që të konkretizohen gjërat dhe të fillojnë punët shpejt. Ndryshe FIQ ka zotuar 5000 euro për këto projekte, mirëpo edhe komuniteti duhet të marrë pjesë me kontribute financiare. Ndryshe, Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ, ka tri programe: Sundimi i Ligjit, Filantropia dhe Programi i Granteve që mbështet projektet për mjedis dhe qytetari aktive.