DSC_1197Në klasën I-1 të Shkollës Fillore “Dëshmorët e 5 Prillir”, në Smirë, ka qenë festë e vërtetë. Me këngë, valle e recitale, nxënësit e kësaj
klase të gëzuar mbaruan Abetaren. Ishte mësuesja Adile ajo e cila 32 nxënësve ua mësoi 36 shkronjta e alfabetit, një nga një. Ajo ndihej e lumtur për këtë sukses të nxënësve kurse prindërit present ishin të gëzuar për këtë gjë.

Të gjithë së bashku kaluan momente të mira, në një manifestim të organizuar enkas për këtë rast, duke shënuar në mënyrë simbolike përpunimin e librit të parë-Abetares dhe kalimin në faza tjera të mësimit.

 Ibush Ramadani ndihej jashtëzakonisht i lumtur që vajza e tij, Diella, kishte mbaruar me sukses Abetaren. “Jam tepër i gëzuar sot. Kjo është ditë e veçantë për mua dhe gjithë familjen time, sepse simbolikisht po konfirmohet se nxënësit kanë mësuar të gjtiha shrkonjat. Tani vajza ime, Diella, është e barabartë me mua, sepse di të lexojë vet. Çka lexoj unë mund të lexojë edhe ajo. Me një fjalë është bërë e zoja e vetes”, thotë Ibushi, i cili na ka dërguar fotografitë dhe informacionin nga kjo ngjarje.

Festa vazhdoi me një koktej rasti për nxënës e prindër.

Leave A Reply