Edhe nxënësit e klasës së parë të mësuesit Izet Sylejmani, në shkollën fillore “Dëshmorët e 5 Prillit”, shënuan në mënyrë simbolike përfundimin e librit të tyre të parë-Abetares. Ata bashkë me prindërit dhe mësuesin e tyre u gëzuan shumë që arritën ta përvetësojnë alfabetin tonë dhe të jenë të gatshëm
që tash e tutje të lexojnë vet edhe libra tjerë. Në një festë të vërtetë, nxënësit e kësaj klase prezantuan para prindërve dhe mësimdhënësve e nxënsve të shumtë një program artistik, me recitime, këngë e valle. Të gjithë ishin të lumtur dhe të gëzuar për këtë sukses.
Ata thonin se ky është kurorëzim i punës dhe angazhimit të mësuesit Izet, vet nxënësve dhe prindërve. Të gjithë uronin për suksese të reja.
Në fund të kësaj feste, u shtrua edhe një koktej rasti për të pranishmit. Nuk mungoi as torta e Abetares.