Autor: administrator

Drejtori i SHFMU “Dëshmorët e 5 Prillit”, Xhavit Sahiti, duke vendosur një video-projektor në njërën nga mësonjëtoret e shkollës. Ai përmes një postimi në rrjetet sociale iu ka drejtuar nxënësve duke iu thënë se shkolla i mirëpret më e kompletuar se kurrë.Sipas tij, shkolla ka përfituar mjete të teknologjisë informative (lap-top e video-projektorë) , një pjesë nga një projekt përmes Bankës Botërore dhe një pjesë tjetër u dhuruan nga komuna në bashkëpunim me fondacionin Kosovë-Luxemburg.

Read More

Të dashur bashkëvendas! Para gjashtë vitesh nisëm një projekt të ri, inovativ, interesant, të lezetshëm, të përdorshëm, praktik, të rëndësishëm dhe mbi të gjitha, të dobishëm për Smirën dhe smirasit. Në konsultim me Këshillin e Fshatit, grupet e interesit dhe aktivistët, krijuam një faqe të internetit për nevoja të fshatit dhe smirasve kudo që jetojnë. Bashkautorët Fidan Ferizi-ing. i shkencave kompjuterike, Zeqir Halili-arkitekt dhe Tefik Salihu-gazetar, morëm barrën e mbledhjes së informacioneve bazë për fshatin dhe i dhamë formë kësaj platforme që do t`ju shërbente të gjithëve, pa dallim dhe pa kompenzim. Që të tre morëm përgjegjësinë, të vetëdijshëm se…

Read More

Me nismën e Këshillit të fshatit, ka filluar aksioni pёr ndёrtimin e shtёpisё sё Nexhmedin (Islam) Ymerit. Donatorët: Nexhat Imer 2000 € Enver Shala 1000 € Mustafë Ademi 500 € Berat Halili-Skifteraj 500 Sfr Isa Imeri 500 € Fadil Imeri 1000 € Reshat Demiri-500 € Ramiz Sylejmani –Gërmovë 150 € Kushtrim Imeri 733 € Shukri Sallahi 300 € Esat Sgushi-Skifteraj 100 sfr Mirazi Islami 100 € Hajrush Hajrullahu –Gërmovë 100 sfr Rrahim Azizi 100 € Mensur Selimi 50 € Shpresa Imeri-Rama  300 € Driton Ahmeti-100 Sfr Njazi Aliu- Livoq 400€ Rexhep Pajaziti-200€ Izjadin Mehmeti, Dardani- 50 Sfr. Beni Impex-100 € Shaban Imeri-…

Read More

Kryetari i Këshillit të fshatit Smirë, Afrim Salihu, ka uruar të gjithë bashkëfshatarët me rastin e Festës së Fitër Bajramit, me dëshirën që paqja, dashuria dhe solidariteti të mbretërojë në të gjitha familjet smirase, kudo që gjenden. ‘Dëshiroj që në këtë festë të madhe t`ju dërgoj urimet më të përzemërta, me dëshirë që zemrat dhe tryezat tuaja të jenë plot. Ta shfrytëzojmë këtë rast për të shprehur dashuri dhe respekt me njëri tjetrin dhe për të reflektuar bujari e bëmirësi. E të gjithë atyre që kanë agjëruar, Zoti ua pranoftë këtë sakrificë dhe devotshmëri’, ka shkruar në urimin e tij…

Read More

Vëllezërit mërgimtarë Naim dhe Nexhmedin (Nezir) Idrizi me qëndrim në Gjermani, kanë ndihmuar disa familje në nevojë në Smirë, me rastin e Festës së Fitër Bajramit. Ata për këtë qëllim kanë dedikuar 500 euro gjithsej. Nuk është hera e parë që smirasit tregojnë shpirtin e tyre solidar në raste të caktuara, e sidomos për festa. Ky gjest i vëllezërve Idrizi është përshëndetur nga udhëheqësia e fshatit.

Read More

Po rritet përditë numri bashkëfshatarëve dhe kompanive që po kontribuojnë për aksionin e shkollës për ndërtimin e depos së druve dheÂÂ rrethojës së oborrit. Së fundi me mjete financiare kanë ndihmuar: Ramush Azemi 100€ Bajram Idrizi 100€ Mirali Shabani 100€ Fevzi Ibrahimi 50€ Bedri Sahiti 50€ Bardhyl Ibishi 50€ Muhabi Ferizi 50€ Samet Sahiti 20€ Basri Xheladini 20€ Sabri Sahiti 20€ Misin Misini 10€ Kjani Ibishi 10€ Arsim Halili 10€ Shpejtim Ibishi 10€ Aksioni ka nisur më 6 korrik 2014, pasi Këshilli i shkollës, në bashkëpunim me Këshillin e fshatit e panë të nevojshme zhvendosjen e depos së druve dhe…

Read More

Kadrushe (Hysni) Idrizi-Pajaziti, 48 vjet, ka humbur sot jetën aksidentalisht në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës. Fatkeqja ishte duke ecur me anëtarë të familjes në qendër të qytetit, kur i ra në kokë një pjesë e mermerit nga muri i ballkonit në katin e pestë të një ndërtese. Sipas Policisë, ajo nuk u mbijetoi plagëve dhe ndërroi jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës në Prishtinë pas gjysmë ore. Kadrushja kishte ardhur nga Zvicra për pushime në Kosovë. Ajo ka lindur në fshatin Smirë dhe ishte e martuar në fshatin Radivojcdhe ka lënë pas vetes burrin dhe dy…

Read More

Rekordmeni tashmë i njohur botëror, Agim Agushi, ka deklaruar në emisionin sportiv ‘Fundjava Sportive’, në Radio Kosova, i cili u realizua drejtëpërdrejt nga shtëpia e tij në Smirë, se deri në fund të vitit synon t`i arrijë edhe gjashtë rekorde të reja botërore dhe një rekord të Ginisit. ‘Më 10 gusht 2014, në Prishtinë do të sfidojë dy rekorde botërore: Goditje e topit me kokë duke vrapuar në 100 dhe 200 metra. Sponsor medial i kësaj ngjarjeje do të jetë RTK. Pastaj kah fund i shtatorit 2014 synoj të vendos rekordin Goditje e topit me kokë duke ecur mbi karrige,…

Read More